Ne zgjodhëm lirinë, parajsën braktisëm…

0 0
Read Time:33 Second

Ne zgjodhëm lirinë, parajsën braktisëm
Tash cungojmë zgjedhjen me shpresë
Të arrijmë dikur, diku nga ku nisëm
Koha nga ëndrrat s’arriti ta tresë

Parajsën. E tash njerzia përpiqen
Sërishmi ta gjejnë derën famëlartë
Përshkruar në librat e shenjtë. Digjen
Dyshimet kur e sheh në kartë

Të zezë mbi të bardhë.
Ku qartë të shpallen profetë, urdhëresa
Që synojnë moralin ta ngrenë lart
Me tregime që të lëne mbresa.

Historisë mbrapsht i kthehet rrota
Mëson se vdekja është lindja e vërtetë
Ligjet shkencore të bëhen të kota
Ndryshe për njerëz, ndryshe për profetë!


* * *


Shpesh derës famëlartë çelës si gjen dot
S’është papagall as çelës sol
Kësisoj ç’të lodhesh më kot
Kur di se as Zoti nuk është monopol?!

Nga: Gentjan Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %