Peshkopia mbetet një nga zonat më të harruara dhe të varfëra nga të gjithë qytetet e Shqipërisë. E harruar nga çdo sistem dhe në çdo detaj të mundshëm ky qytet shihet si provincë e largët dhe nuk i takon askujt.
Po kush i ka fajet?
Sigurisht që është tepër e vështirë që të gjindet fajtori sepse të gjithë nga nje jemi nga pak fajtorë. Dikush është fajtor se shtyp, dikush që shtypet dhe nuk reagon edhe dikush që përdor fatin e një rrethi si një mjet financiar personal, familjarë apo nepotizmi.
Nëse ti del të bësh një xhiro në bulevard fytyra të zbehta e të lodhura të shfaqen kudo duke tërhequr këmbët zvarrë e duke mallkuar çdo sistem apo çdo detaj të këtyre vite tranzicion. Nëse udhëtojmë në fshatra të thellë hasim probleme të paimagjinueshme nga njerëzit dhe kolltuqet e rehatshme. Nëse bën një studim të thjeshtë me tregtarët, bujqit, fermerët, studentët dhe ndonjë kategori tjetër bilanci do ishte shumë negativ. Dibra është një nga vendet ku në disa raste diskutohet edhe buka e gojës e cila mezi blihet nga konsumatori dibran.
Burimi. DibraOn.com