Read Time:34 Second
Në foto është një dyqan ushqimoreje në Tiranë, aty ku tregtohej grosha dhe kafeja. Në qytete, regjimi ndante me tollon dy kilogramë groshë dhe një pako kafe në muaj. Familjet e “dëshmorëve të lu, ftës” dhe “heronjve të popullit” apo “punës socialiste”, diçka më tepër.
Tolloni merrej te këshilli i lagjes, ndërsa kërkohej vigjilencë e madhe të nuhasje kohën kur këto dy mallra do vinin në dyqan sepse nuk shiteshin përditë. Por nuk mjaftonte as kjo.
Dhe e fundi për sqarim pse i thonë “koha e xhaxhit”. Regjimi komunist si shtypës dhe kriminal që ishte bazohej te propaganda e gënjeshtra. Ajo fillonte qysh në çerdhe e kopësht kur fëmijët detyroheshin të thoshin “xhaxhi Enver”.