Në datën 2 – 3 mars 2020 në hollin e Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli “ Dibër.Hapet ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu” Kjo ekspozitë përmbante piktura dorëshkrime , botime , libra, revista ku e gjith kjo ekspozitë i kushtohet jetës dhe bëmave të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbej. Rrugëtimi i kësaj ekspozite ka nisur fillimish në datën 17 janar 2018 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” me rastin e vitit mbarëkombëtarë Skëndërbej ku nga Prishtina ka marë rrugën për ne qytete të tjera te Kosovë më pas ky rrugëtim ka filluar në Ulwin dhe Kroaci.. Bashkëpunimi midis Bibliotekës Universitare të Zagrabit dhe asaj te Kosovës aritën ti shtojnë kësaj ekspozite dy vepra te autorit Marin Barletit . Botimi i vitit 1533 ne gjermanisht i Ausburgut dhe botimi në gjuhën Latine i vitit 1473 i shtypur në Zagreb ne shtypshkronjën e shquar te mbretnis së Kroacisë nga Gjon Pagëzuesi. Në total kjo ekspozitë përmban rreth 358 njesi bibliografike nga ku 158 jane libra monografike dhe pjesa tjeter jane shkrime të ndryshme. Kjo ekspozitë u bë e mundur fale bashkëpunimit te Muzeut të Kastriotëve dhe Bibliotekës Kombëtare Pjetër Budi Kosove. Vlen për tu theksuar se kjo ekspozite ka karaktër ndërkombëtar dhe për të parën herë mbahet në vendlindjen e heroit tonë në Dibër. Personi përgjegjës nga Biblioteka e Kosoves znj. Zaide Krapi bashkë me stafin e saj prej 7 vetash u pritën nga Valdrin Vlesha njekohësisht organizator dhe cicëron në Muzeun e Kastriotëve në pranin e 3 studjuesve dibran ju beri një guidë ne vendet ku mbajnë toponiminë me emrat e familjes se Kastriotëve ato u njohen dhe me shumë legjenda dhe mesuan rreth fushës së Terviollit ku u zhvillua beteja e parë mes Skendërbeut dhe Sulltanit. Vizitë emocionuese për miqt ishtë në Muzeun e Kastriotëve.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin autoritet më të larta te rrethit Dibër. Të gjithë këto të pranishëm përshëndetën këtë ekspozitë madhështore emocionet shfaqeshin dukshem në çdo fytyrë të çdo pjesmarësi. Të pranishmit patën mundësinë që të shohin nga afer libra, piktura , gravura dorëshkrime që u ekspozuan në hollin e Pallatit të Kulturës.
Biblioteka Kombëtarë e Kosovës dhuroi 200 tituj nga autor të ndryshëm për pasurimin e Bibliotekën e Qytetit të Peshkopisë ku dhe ndërmjet te dy institucionëve u bë e mundur binjakëzimi dhe një bashkëpunim 3 vjecar me të drejt rinovimi midis tyre. E gjithe ky aktivitet u be i mundur fale Bashkisë Dibër.
Valdrin Vlesha
Ciceron Muzeu i Kastriotëve.