Na sill misër vendi

0 0
Read Time:1 Minute, 37 Second

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, kandidati i PD për Dibrën ishte një ministër që vinte nga një qytet tjetër, s’po ia përmend emrin sa për etikë. Gjatë një takimi me banorë të Luznisë, të njohur për bisedat e tyre alegorike dhe thumbuese, ai u premtoi se do ua plotësojë të gjitha kërkesat e tyre.
Një burrë i moshuar ngrihet dhe i thotë:”O zoti ministër! Ne nuk duam ndonjë gjë të madhe. Ne duam vetëm të na sjellësh farë misri vendi, sepse kjo toka jonë nuk ia din huqet farës së huaj të misrit. Kaq duam ne, vetëm farë misri vendi!”
Ministri, pa e kuptuar fare thumbimin e plakut iu përgjigj:”Po kjo është gjëja më e lehtë që mund të bëjmë!”
Me të mbërritur në shtabin elektoral të partisë, ai u tregoi mbi takimin me banorët e Luznisë, u konfirmoi se gjithçka kishte vajtur vaj dhe se kërkesa e tyre më e madhe ishte që shteti tu sigurojë farë misri vendi, sepse toka atje nuk e prodhonte farën e huaj të misrit.
Një nga dibranët e ndodhur aty, që mesa duket e njihte gjuhën e banorëve të asaj zone, ndërhyri dhe i tha:”Zoti ministër! Më vjen keq, por ata janë tallur me ju! Ata nuk kanë kërkuar farë misri vendi, por kanë kërkuar një kandidat dibran, jo nga qyteti nga vini ju!”
Kjo ngjarje mu kujtua kur dëgjova se PS ka dërguar të kryesojë listën e kandidatëve të saj në Dibër një kandidat që pasi e rrënoi institucionin e ministrise, ka vajtur të qëndisë atë të kandidatit në Dibër. Nëse do të flisja me termat e atij plakut nga Luznia, do të thoja që PS ka dërguar një kalli misri te huaj. Jo, në fakt ka dërguar një brrolle, që jo që nuk është i vendit, por nuk ka as kokrra.
Ps: Brrolle është kjo që shihni në figurë, ajo që mbetet nga kalliri pasi ti hiqen kokrrat e misrit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %