Moti i keq/ Situatë problematike në Dibër, Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar

0 0
Read Time:37 Second

Reshjet e denduara të dëborës në vendin tonë, ka shkaktuar problematika në Qarkun e Dibrës.

Rruga e Arbrit është ende e bllokuar dhe raportohet se në Bypass-in e Murrizit, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i bllokuar me tre persona brenda.

Fadromat  po punojne për të mundësuar qasje në zonën e Bypass-it. Shumë njësi administrative në Qarkun e Dibrës janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalane e Dodës, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Bashkia e Dibrës, është duke punuar për hapjen e rrugëve te fshatrave dhe te qytetit.

Sipas informacionit të marra, në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor perkatesisht ne 6 shkolla te bashkise Diber.

 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %