Mos e thyej degën se është gjynah!

0 0
Read Time:1 Minute, 37 Second

Ndryshimi mes ambientit dhe njeriut, është një rreth vicioz i cili historikisht ka ndryshuar njëri-tjetrin. Që në epokën e gurit, e hekurit, e deri tashti në epokën e internetit dhe të zhvillimeve të teknologjisë, njeriu ka marrë forma dhe karakteristika të ndryshme të identitetit.

Nëse vërejmë në histori, sa më primitivë kanë qenë popujt dhe fiset, aq më të bashkuar kanë qenë në fatkeqësi, ose aq më shoqërorë, ndërsa sot njeriu është bërë një qenie individualiste.

Edhe pse më parë njerëzit rrinin në bashkësi dhe në shoqëri me numra të mëdhenj, kishin kohë për të reflektuar dhe për të medituar mbi natyrën, qiejt dhe tokën, edhe në çdo fenomen që ndodhte në rrethin ku ata jetonin.  Sot askush nuk ka kohë, edhe kur kanë e shtyjnë atë  me celularë, tv e internet.

Eksperienca e popullit, hedh poshtë çdo teori filozofike apo psikologjike, për vetë faktin se populljt janë rrahur me situata nga më të ndryshmet. Kështu populli ynë thotë: Trego me kë rri, të të them se kush je.  Pra në një aspekt shoqëror të ambientit, ne jemi në një farë mënyre ata që na rrethojnë, si moralisht, ekonomikisht dhe pse jo edhe psikologjikisht: një i apasionuar pas librave, ka shokë që janë të apasionuar pas librave, një i apasionuar pas teknologjie ka të tillë shokë, një që bën jetë të shthurur ka po të tillë shokë e me rradhë.

Ata që janë rritur në fshat, kanë dëgjuar shpesh prej prindërve: “Mos e thyej atë degën se ëshë gjynah!”,  “Mos i bjer asaj kafshe se është gjynah!”. Të rritesh në natyrën dhe të kuptosh se si janë krijesat, të dish të sillesh me to dhe të dish t’i duash, është tërësisht moral. Ambienti ku rritesh e formësohesh si karakter, është vendimtar për moralin dhe psikikën e një njeriu, po aq sa arsimi, fati, rastësia apo komponent të tjerë që mbajnë në ecje jetën e kësaj Toke.

Nga: Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %