Nga: Samet Zagradi
Nëse do të përmendim disa gjëra që do të identifikojnë dejnësisht Dibrën, padyshim që një nga dhjetra gjëra do të ishte molla e saj. Klima e kësaj zone ka bërë që të rriten një shumëllojshmëri mollësh me një kualitet dhe më një shije të pakrahasueshme. Njerëzit punëtorë dhe besnik të vendit të tyre cdo ditë e më shumë po investojnë në mënyra nga më të ndryshmet. Dibranët duket se janë rikthyer tradiave të kultivimit të pemëve frutorë pasi për një kohë të gjatë nga prishja e sistemit komunist kjo kulturë dukej se po pësonte tkurrje. Fermerët dibranë, punëtor dhe të zellshëm kanë nxituar të sjellin varitete të reja dhe me shumë produktivitet duke pasur më shumë prodhime të “mollës se famshme të Dibrës”
Vjeshta e këtij viti duket se ka ardhur e mbarë dhe ashtu si qershitë edhe mollët kanë një superprodhim duke rritur gjithjë e më shumë rrezikun për tu ulur cmimi ose në rastin më të keq mos ngelur stok në magazinat e fermerëve dibranë. Iljaz Gjapi është një fermer i ri që vendosi të investonte në vendin e tij duke lënë Greqinë dhe duke ju dedikuar familjarisht ndërmarrjes së frutikulturës duke mbjellë një sasi të konsiderueshme mollësh, qershish, kumbulle dhe rrushi. Përvoja dhe eksperienca që ai kishte kaluar në shtetin Grek e bëri atë optimist ti përkushtohej frutikulturës me idenë që të marrë të ardhura nga vendi që prej brezash e kanë të trashëguar, por me sa duket vendi jonë nuk arrin të përmbushë pritshmëritë e tij.
-Këtë vit:- thotë ai në të gjithë zonën e Dibrës vjeshta ka qenë më bujare dhe prodhimet kanë qenë më të bollshme duke na rrezikuar uljen e ndjeshëm të cmimit apo në rastin më të keq kalbjen dhe hedhjen e e të gjithë mallit. Cmimi i mollës në krahasim me vitet e tjera ka rënë ndjeshëm për shkak të prodhimit vëndas ndërsa grumbulluesit kryesisht nga Tirana kanë vënë një cmim aspak të levërdisshëm ne si fermer. Molla dhe qershia kanë nevojë për një përkujdesje intensive me spërkatjet, ujitjen, krasitjen apo me shërbime të tjera të detyrueshme dhe cmimi që ofrohet nga pikat grumbulluese të mollës të cilësisë së parë 30 lekë për Kg është shumë larg kërkesave tona si fermer të Dibrës. Për një vit kam harxhuar rreth 400 mijë lekë pë pesticidet kunër kalbjes dhe ajo shumë as nuk pretendo të marr as gjysmën e tyre. Po e njëta situatë ishte me qershitë ku një pjesë të madhe vendosa ti pres, e nëse e njëta gjë ndodh edhe me mollët po e njëta situatë do të ndodhë. Mundi dhe puna jonë nuk llogarotitet fare kur shteti nuk merr masa për këtë situatë duke qenë që ne kemi një mollë me cilësi tepër të lartë.
Aktualisht kam rreth 40-50 kuintal mollë të variteteve të ndryshme me një cilësi shumë të mirë janë të destinuara të kalben pasi me atë cmim nuk nxjerr as lekët e pesticideve dhe ujit që janë vaditur. Unë si person por jam i bindur që të gjithë fermerët po kishim lëhtësi në transport do iknim vetë për ti shitur ato drejt Tiranës:- shton ai duke u ankuar dhe shfaqur pakënaqësi të dukëshme në këtë situatë të cilën pothuajse të gjithë fermerët dibranë ndodhen.
Të njëtin fat si Iljazi kanë pothuaje të gjithë fermerët të cilët po vuajnë cdo ditë kur përpara tyre shfaqet dëmi që dita ditës po shfaqet. Mungesa e infrastrukturës dhe krijimit të tregut për cdo produkt që fermeri dibran me djersë mundohet të prodhojë. Shumë fermer kanë filluar që mollët dhe qershitë ti zëvendësojnë me rrënjë lajthie, arre apo ndonjë produkti tjetër që mund të rrezistojë ndaj kalbjes apo të ketë një treg më të sigurtë për shitje. Mungesa e subvensioneve nga qeveria shqipëtare ka bërë që fermerët herë here të ngrihen të revoltuar në protesta duke hedhur produktet apo duke i falur ato. Ky shqetësim sipas tyre nuk po merr zgjidhje duke detyruar që ti braktisin totalisht frutikulturën.
Veip Salkurti i njohur nga të gjithë si fermer i suksesshëm i prodhimit dhe përpunimit të mollëve në Dibër thotë se ka ardhur koha që të krijohen ferma të mëdha apo kooperativa sic e quan ai. –Problemi qëndron tek vetja jonë:- thotë Salkurti sepse ne si fermerë duhet me patjetër të bashkëpunojmë që të operojmë mes vetes dhe shohim si destinacion eksportin. Skemat mbështetëse I vendosin më shumë prioritet kooperativave se sa individit dhe në se fermet janë të bashkuar janë disa hapa një fermeri të vetëm. Fermerët duhet të prodhojnë mallin për në bazë të kërkesave që konsumatori i kërkon dhe shteti ka për detyrë të hartojë politika të vencanta nxitëse për grumbullimin dhe eksportimin dhe të shmang mbetjen stok të prodhimeve cilësore gjë e cila dëmton rëndë ekonominë e kësaj zone.
Problemi sigurimit të tregut për fermerët dibranë nuk është i ri dhe vazhdimisht ato janë munduar të ngrenë zërin që instancat përkatëse shtetërore të sigurojnë të paktën shitjen për të mos llogaritur subvensionet. Qindra ton mollë aktualisht janë të destinuara të shiten nën mesataren e cmimit dhe në rastin më të keq të mundshëm të kalben duke detyruar fermerët të braktisin këtë sektor kaq të rëndësishëm për ekonominë e një vendi kaq të varfër sic është edhe zona e Dibrës.
Në një intervistë për mediat lokale të qarkut të Dibrës vetë drejtori I Drejtorisë së Bujqësisë Zoti Norvrus Jashari tregon sipas statistikave Dibra mban vendin e dytë në pas qarkut të Korcës për tregun masiv të mollëve për të cilën mungon tregu I shitjes. Ai thotë se edhe vitet e tjera kanë qenë problematikë për sa I përket molloëe por këtë vit problemi është më i madh për shkak të prodhimit në sasi më të mëdha. Sipas tij dhe institucionit që drejton është informuar Ministria e Bujqësisë për problematikën dhe është premtuar që do të mblidhet një tryezë rajonale për të gjetur një zgjidhje dhe për të bërë të mundur lidhjen e fermerëve dibranë me grumbulluesit e mëdhenj në mënyrë që me cmimin mesatar prej 50 lekësh të reja të shitet sasia e mollëve. Sigurisht që nuk është një cmim që justifikon cilësinë e pakonkurueshme të mollës së Dibrës por kjo mund të jetë një zgjidhje për të eleminuar kalbjen dhe hedhjen që për banorët do ishte një humbje e madhe.
Rruga e Arbërit mbetet një faktor negative I rëndësishëm në zhvillimin e tregut dhe ndikon shumë në situatat e ngjashme me rastin e mollëve. Cdo prodhim që në treg është shumë I kërkuar është e vështirë të transportohet drejt Tiranës. Kujtojmë patatet, qershitë, mishi , bulmeti aq I kërkuar pengohet duke mos I sjellë fshatarit dibran fitimet qe me djersë mundohet të jetojë. Dhjetra ton qershi kalben në pemë, qindra ton mollë kalben dhe mijëra ton patate hidhen në përrua bashkë me mundin dhe djersën e punëtorit që për një vit harxhon kohën, paratë, fuqinë me shpresën për të fituar disa kacidhe dhe për të mbijetuar me djersën e tyre.