Read Time:28 Second
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ne rrjetet sociale ka vlerësuar punë e Agim Ballës, mësues i arsimit fillor në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë.
Kushi në rrjetin e saj social shkruan:-
“Me një përvojë prej 32 vitesh në arsim, Agim Balla është mësues i arsimit fillor në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë. Ai ka edukuar shumë breza nxënësish, duke fituar respektin dhe dashurinë e mbarë zonës ku ai jeton dhe punon.
Falënderime zemre për mësues Agimin për kontributin dhe përkushtimin ndaj nxënësve dhe komunitetit!