Read Time:43 Second
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur fjalën e saj ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit teksa ka deklaruar se Shqipëria ka rritjen më të lartë në rajon.
Duke iu përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, Ibrahimaj ka thënë se qeveria bëri reagim të menjëhershëm në lidhje me pandeminë.
- “Është e lehtë të falësh dhe të gjykosh pa pasur fakte. U ruimbursuan 3 paga për të punësuarit në biznese. U akordua një pagë 400 mijë lekë për ata të punësuar që nuk punuan dot 3 muaj. Qeveria ndërhyri duke dhënë garanci sovrane bizneseve. Këto çuan që të kemi rritje të ekonomisë më të lartë në rajon. Zoti Basha i referohet një studimi të një studiuesi, që kam pasur fatin ta takojë, por ai nuk i referohet shifrave të varfërisë. Këto janë shifra të EUROSTAT”, tha Ibrahimaj në seancën e sotme në Kuvend./Opinion.al