Ministrja e Arsimit Evis Kushi vlerëson mësuese Hasie Robi.

0 0
Read Time:47 Second

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ndau sot shembullin e Hasie Robit, mësueses nga Dibra, që ka një jetë të tërë në mësimdhënie, plot 40 vite.

“Ajo është një person i respektuar nga mbarë komuniteti i nxënësve, prindërve dhe mësuesve në Dibër, të cilëve iu ka përcjellë gjithmonë përkushtim, komunikim të jashtëzakonshëm dhe shumë përkujdesje”, Kushi.

Ministrja vlerësoi se “gjatë gjithë karrierës së saj, zysh Hasia ka reflektuar gjithmonë profesionalizëm dhe përgatitje të mirë shkencore duke u përballur me shumë sfida dhe duke përqafuar gjithmonë qasjet e reja në #arsim në mënyrë që të përmbushte misionin e saj fisnik në edukimin e brezave”.

“Edhe pse sot është në prag pensioni, ajo punon me të njëjtin përkushtim dhe pasion në profesionin e saj të mësuesisë. Faleminderit zysh Hasia dhe mirënjohje me zemër për çdo kontribut tëndin”, tha Kushi


Kushi sjell shembullin e mësueses nga Dibra që ka 40 vite mësimdhënie: Mirënjohje me (bulqiza.info)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %