Mësues, këto janë sjelljet që duhet të eleminoni në klasë

0 0
Read Time:2 Minute, 16 Second

Mësuesit janë drejtuesit e një klase. Ata e dinë shumë mire se cfarë duhet dhe cfarë nuk duhet të bëjnë. Por megjithatë, jo të pakta janë rastet kur mund të gabojnë dhe të mbajnë qëndrime jo të duhura. Ja cilat sjellje duhet të evitohen me patjetër.

Të humbasësh durimin

Shfaqja e emocioneve të forta dhe negative është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni. Të gjithë mësuesit kanë ditë të këqija, irritohen me studentët. Sigurisht që ju nuk doni ta përfundoni ditën të stresuar dhe duke qarë, ndaj sjellja më e përshtatshme në këto raste është të dilni nga klasa dhe t’i jepni pak kohë vetes për t’u qetësuar dhe për të reflektuar.

Të humbasësh kontrollin

Mos lejoni që nxënësit tuaj të marrin kontrollin e klasës suaj. Nxënësit duhet t’ju respektojnë me patjetër. Ata duhet t’i binden sinjaleve tuaja, pra reputacioni është një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e mësimit. 

Shkresat e shumta

Shumë letra nuk është një ide e mirë. Aty ku nxënësi thjesht duhet të rrijë ulur duke iu dëgjuar, apo duke iu ndjekur me libër, është mjaft e mërzitshme. Ndaj, bashkëveproni me nxënësit tuaj de jini spontanë. Krijoni, improvizoni!

Mos u përfshini tepër me nxënësit

Mund të ndodhë, varësisht nga rrethanat që ju të përfshiheni më shumë seç duhet me nxënësit tuaj. Kjo duhet të ndodhë me masën e duhur. Është e rëndësishme të krijoni raporte të afërta me ta, por jo tejet të ngushta.

Bëni ndonjë shaka me nxënësit tuaj

Duke bërë shaka ju çtensiononi situatën. Një shaka apo koment i padëmshëm është i nevojshëm. Përdorimi i humorit është aftësi më vete.

Mos qëndroni për shumë gjatë ulur

Të ulesh për një kohë të gjatë sjell një mesazh përtacie. Kur në klasë është koha për të bashkëvepruar dhe për të udhëhequr nxënësit tuaj duhet të qëndroni patjetër në këmbë. 

Mos u bëni vonë

Të qenët vonë është një problem i madh në shumë vende. Nëse ju vonoheni atëherë edhe nxënësit tuaj do vijnë vonë, sepse ata ndjekin shembullin tuaj. Të qenit mësues do të thotë “korrektësi maksimale”.

Mos u përqëndroni vetëm te libri

Ndonjëherë mësuesit fokusohen vetëm tek teksti. Kjo nuk është vetëm e mërzitshme, por edhe e lodhshme për nxënësit tuaj. Nuk duhet të diktoheni vetëm nga libri, por mbi të gjitha duhet të jepni shumë nga vetja dhe nga eksperienca që keni akumuluar. 

Mos favorizoni

Është shumë normale që ju të keni nxënës të preferuar. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta favorizoni atë. Lëshimet ndaj tij dhe ndaj çdo nxënësi tjetër duhet të jenë të arsyeshme. Kujdesuni që nxënësit e tjerë mos e vënë re se cili është i preferuari juaj.

(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %