Nga: Albina Roshi
I dashur prind!
Të drejtohem ty baba, ty mama që ke fituar këtë titull muajt e fundit apo shumë vite më parë.
Kushdo që është prind.
Eduko birin tënd/vajzën tënde me parime të denja për t’i ardhur aroma “njeri”!
Mos e mëso vajzën/djalin tënd duke i dhuruar atë ç’ka syri i sheh, edhe kur ti në xhep ke qindarkat e fundit ia blen çdo gjë që të kërkon! E drejtë, prindi edhe shpirtin e shet për fëmijën e vet.
Por, mendo fëmija yt, që pa nisur mirë gërmat e para ka tabletin, telefonat me markën më të fundit, veshje nga firmat më të famshme në botë për t’u dukur “i modës” në shoqëri të shokëve e shoqeve. Ndërkohë, je ti, i dashur prind që ia jep të gjitha e në fund kur rritet thua “-si doli kështu?”
Habitesh. Po…po . Habitesh e thua:-” pse fëmija im i tillë?”
Të tillë e bëre ti.” Çfarë do mbjellësh do korrësh”, thuhet në fjalë të moçme.
E di, që ka fëmijë që i admiroj se nxjerrin bukën e gojës që 6 vjeç në rrugë. Raste ka plot. Në bregdetin e Shqipërisë kudo të shohin sytë vajza e djem të vegjël që shesin produkte plazhi, fruta e perime në pikë të zhegut, saqë edhe këmbëve u është formuar një shtresë e trashë lëkure prej të nxehti e të ecuri këmbëzbathuri.
Ndërkohë, fëmija yt kalon kryelartë e krejt i krekosur se ka ardhur në Dhërmi, Karaburun, Shëngjin apo se do qëndrojë për ca kohë në një hotel me 5 yje.Jo vetëm në jug, por edhe në veri ka fëmijë që shesin çajra,boronica, pjekin misra etj. E gjithë kjo vetëm për të jetuar.
Mësoi fëmijës tënd sesi mbijetohet për jetesë!
Mësoi birit tënd si të dashurojë një vajzë, ta respektojë atë e të mos ketë turp ta prezantojë atë me shoqet a shokët e tij!
Mësoi vajzës tënde të arsimohet për t’u bërë e zonjë e vetes!
Mësoi vajzës tënde/birit tënd se një martesë e lumtur vjen nga sinqeriteti e jo hipokrizia!
Mësoi se këpucët duhen mbathur e shtrënguar fort lidhësat e tyre për të ecur në jetë me dinjitet e jo me turpin e moralit!
Mësoi të jetojë me nder!
I dashur vëlla!
Ti krahu i hekurt i një motre.
Bëhu mburojë për motrën tënde, çdo vajzë/shoqe në shoqërinë tënde trajtoje si të ishte motra jote e mos u mundo të hedhësh baltë mbi të se ajo nuk të dha konfirmimin për “po” për lidhje a martesë,fundja nuk është kismeti yt.
Bëhu njeri dinjiteti për shoqen tënde të jetës! Duaje, mbështete në vendimet e saj, qesh me të kur të thotë edhe broçkulla, qaj me të kur nervat t’i jenë shkatërruar nga lodhja!
E di, ti e bën, se je vëlla.
I dashur shok!
Kur në jetë të vendosësh kurorë me një shoqe jete shihe vetëm atë si rrezen që të ngroh shpirtin, se ajo lë për ty njerëzit që i bën kokën. Mos shiko, lart e poshtë vajza të huaja se ato nuk janë për ty!
Mos e mashtro nusen tënde,se një ditë do e kuptojë!
Mos e rrih nëse një gjellë nuk të serviret e ngrohtë apo në shtëpi diçka nuk është në rregull!
Çdo gjë e ka një arsye shkaku. Prezantoje me miqtë e tu e thuaj plot krenari se kjo “është shoqja ime e jetës” e ajo ta siguroj do ndihet me fat e do të vendos ty mbi çdo gjë!
Respektoje me sinqeritet!
E dashur shoqe!
Ti, që sapo kryeve gjimnazin, lidhi ëndrrat fort për jete! E di, rruga është e gjatë. Shumë netë pa gjumë për studime do të presin. Por, në fund do thuash :”-ia dola!”,nëse punon fort.
Ti, që sapo mbarove fakultetin në shumë dyer do trakasësh, do sorollatesh me CV në dyer kompanish private për t’u futur në profilin tënd e asnjë nuk ta hap derën, ta përplasin edhe njëherë në fytyrë. E ti, me diplomën në dorë e me djersën që të kullon nëpër urbanat e kryeqytetit a fugonat e rretheve do marrësh arratinë për në shtëpi. Por, mos u brengos!
Ti ke provuar, nuk ke dështuar!
Ti do fitosh, mbase edhe vonë!
Shoqe e dashur, bëhu zonjë e vetes e të nesërmen kur të jesh gruaja e dikujt, mëso që ti t’ia tregosh gjërat e pastra pa pasur turp tët shoqi!
Por, mos rri e heshtur nëse ai të mashtron qoftë edhe për një kafe se me kë e pi!
Ti nuk e meriton një gjë të tillë. Në fakt, është ai që s’të meriton një njeri të sinqertë si ti.
Largoje e pishman mos u bëj!
Por, nëse në krah do kesh një njeri që të respekton, ti kurrë mos e mashtro se e lënduara ti do jesh, ai jo!
Mësoni ta duani veten, tjetrin, të respektoni femrën/mashkullin tuaj!
Mësoni t’ju vjen era “njeri”, jo kafshë!
Kafsha vret, njeriu jo!