Read Time:32 Second
Pavarësisht temperaturave te ulëta dhe mjergullës që mbuloi qytetin e Peshkopisë ekipi i futbollit të Korabit arriti të triumfojë ndaj ekipit mik të Erzenit.
Një pjesë e parë e vakët, me pak raste përfundon në rrezultatin e bardhë pa gola. Takimi u zhbllokua në minutën e 63 nga Ismailaj duke i dhënë Korabit 3 pikë shumë tê rëndësishme.
Kjo fitore ishte një detyrim për ekipin dibran pasi i jep kurajo të vazhdoje rrugën drejt kryesimit të grupit A në kategorinë e parë.
Ish trajneri dibran tashmë pjesë e ekipit të Erzenit komplimentoi skuadrën dibrane pë lojën e bërë në stadiumin e qytetit të Peshkopisë