Në mbledhjen jashtë radhe të mbajtur pasditen e së premtes, nga Këshilli Bashkiak Dibër u bë betimi i kryetarit të ri të Bashkisë Dibër Rahim Spahiu, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Spahiu merr këtë mandat 1 vjeçar, pas dorëheqjes së Dionis Imerajt i cili kandidoi për deputet në 2021, dhe nuk fitoi. Ceremonia u hap nga Prefekti Nexhbedin Shehu dhe pastaj kryetari këshillit Bashkiak Sokol Sava lexoi formulën e Betimit. Më pas skuan në zyrën e Kryetarit të Bashkisë ku mori detyrën zyrtarisht nga ish/kryetari i komanduar Shkëlqim Murrja.
Në 7 vite Bashkia Dibër ka patur 6 kryetarë! Në 2015 Shukri Xhelili fiton Bashkinë e Dibrës përballë 3 kandidatëve të pavarur dh eish kryebashkiakut Ilir Krosin për PD. Një vit më vonë do të shkarkohej Shukri Xhelili pas një skandali seksual. Po në 2016 komandohet përkohësisht Et’hem Fida. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të këtij viti fitues u shpall Muharrem Rama i PS, kundrejt Sherefedin Shehut të PD. Në zgjedhjet lokale të vitit 2019 zgjidhet Dionis Imeraj, pasi Partia Demokratike nuk garonte. Në 2021 Imeraj dorëhiqet për të kandiduar për deputet, duke lënë të komanduar në vend të tij Shkëlqim Murrja. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu, fitoi përballë dy kandidatëve demokrat të ndarë në dy kampe./Mat Tv