Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë protestën e sotme

0 0
Read Time:1 Minute, 12 Second

Një prej mediave ndërkombëtare që ka pasqyruar protestën është dhe “The Washington Post”.

Featured image of article: Protesta e opozitës/ Mediat e huaja: Mijëra protestues kërkojnë largimin e qeverisë

Foto nga protesta e opozitës 16 mars 201916 Mars, 2019 12:43

TIRANË- Opozita e bashkuar ka nisur protestën e saj të 5-të të zhvillaur në muajin e fundit dhe kërkon largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Kjo protestë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat kanë bërë një pasqyrim të plotë të saj. Një prej mediave ndërkombëtare që ka pasqyruar protestën është dhe “The Washington Post” e cila shkruan: Mijëra protestues kërkojnë që qeveria të largohet.

SHKRIMI I PLOTË

Mbështetësit e opozitës shqiptare po mbajnë një protestë kundër qeverisë të cilën e akuzojnë se është e korruptuar e lidhur me krimin e organizuar.

Mijëra mbështetës të opozitës së qendrës së djathtë, të udhëhequr nga Partia Demokratike, u mblodhën të shtunën para zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Faksimile e shkrimit të The Washington Post

Opozita, ligjvënësit e të cilëve kanë hequr dorë nga mandatet, refuzon të dialogojë me Ramën, duke kërkuar një qeveri tranzitore  për të përgatitur zgjedhje të parakohshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar opozitën kundër përdorimit ose nxitjes së dhunës dhe u ka kërkuar të ulen në bisedime.

Tubimet e fundit janë bërë të dhunshme, me Policinë që vendos gazin lotsjellës. Shqipëria shpreson të marrë miratimin e BE në qershor për nisjen e negociatave për anëtarësim.

(DibraOn.com)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %