Mbrëmjen e datës 26 Gusht siç ishte paralajmëruar në rrjete sociale u mbajt një koncert ndryshe nga të tjerët pranë Pallatit të Kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi.
Themi ndryshe, sepse ky koncert erdhi pranë publikut 100 % live dhe të rinj nga Peshkopia performuan ne kitare.
Drejtuesi i Qendrës “Alfa Omega” Peshkopi, njëkohësisht mesuesi I kitares dhe organizatori I koncertit për të dytin vit rradhazi Ermal Lushi falenderon përzemërsisht të rinjtë e palodhur të cilët me dëshirë, punë dhe talent ja dolën që të këndonin dhe argëtonin qytetarët e shumtë. Ky grup nuk ishte rastësor pasi ka disa vite që është krijuar permes kursit të kitares dhe nxënësit tashmë janë pjesë e shumë eventeve qe ndodhin ne qytetin tonë.
Kete vit, duke ndjekur
me shqetesim largimin e te rinjeve, kishim nje mesazh: “Une e dua vendin tim”. Nuk mund te percillej me mire ky mesazh se sa permes adoleshenteve dhe te rinjeve duke luajtur dhe kenduar “Rrjedh ne kenge e ligjerime”. :-shprehet Ermal Lushi.
Të rinj që tashmë janë të afirmuar në muzikë si Melisa Manuka, Marjana Lushi, Sokol MANDRI u shoqeruan ne kitare nga Bora LLESHI, Ikeda MAZARI, Kejsi GOLECI, Riana PRIFTI dhe Ermal LUSHI. Ne bateri ishte Gerti QIRIAKO,
Ne kete concert moren pjese edhe instrumentist te rinj si: Sea MUGLICA, Ana QOSJA, Rea CIPURI, Nadia NDREU, Ajla PACI, Elja SELAMI, Dea GEZIDEDE, Maiza DANI, Livia MANUKA, Enada ZEBI, Vjola QOSJA.
Grupi beri nje pune fantastike dhe realizoi me sukses kete koncert.
Një pjesë e repretorit i cili u interpretua nga grupi ishte:
Nothing else matters – Metallica;
Dashurise së shkuar – Aleksander Gjoka;
Shiu – Elita 5;
Eye of the tiger – Survivor;
Therrime dashurie – Marsela Çibukaj;
Duck and run – 3 Doors Down;
Mohikani i fundit – Elita 5;
Wicked game – Chris Isaak etj.
|Samet Zagradi| Dibra ON|