Read Time:59 Second
TIRANË – Bordi i transparencës së çmimeve të hidrokarbureve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, duke publikuar edhe çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë në vend.
Sipas njoftimit të bërë publik, mësohet se një litër naftë do të shitet me 232 lekë, një litër benzinë me 212 lekë dhe një litër gaz me 104 lekë. Kjo ulje përkon me 3 lekë nga çmimet që ishin vendosur nga mbledhja e mëparshme.
Edhe pse në një nivel disi më të ulët, çmimi i tregtimit të karburanteve në vendin tonë, nuk e reflekton uljen e çmimeve në bursë ku sot një fuçi shitet me 105 dollarë.
Shitja e karburanteve me pakicë:
- 232 Lekë/litri për gazoilin;
- 212 Lekë/litri për benzinën;
- 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Shitja e karburanteve me shumicë:
- 220 Lekë/litri për gazoilin;
- 200 Lekë/litri për benzinën;
- 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Bulqiza.info