Mbi dentitetin e gruas dibrane dhe jo vetëm

0 0
Read Time:3 Minute, 41 Second

Në të gjithë historinë e Shqipërisë, edhe të Dibrës, gruaja ka qenë e një rendi të dytë shoqëror. Kjo nisur fillimisht nga disa norma të krijuara nga shoqëritë dhe sigurisht edhe nga të qenit një gjini e dobët. Shto këtu edhe me mospasjen e të drejtës për të votuar e kështu me rradhë, duke i shkuar histories prapaktheu.

Ndërhyjra që bëri sistemi komunist me shpikjen e njeriut të ri, gjoja të barazimit të të drejtave të grave me të burrave, qe veçse  një kahje e gabuar duke i barabitur burrat dhe gratë vetëm në punë krahu. Pra shumë gra u bënë zetoriste, hidarulike, kosëtare, e me rrradhë, në një rend të pafundëm profesionesh.

Në këtë sistem puna dhe identiteti i gruas u vështirësua dhe gati sa s’u humb. Kështu në koperativa gratë visheshin si burra duke u njësuar me ata vizualisht, dhe fizikisht (gra me shatë, me kosë, me varre, me mistri dhe plot vegla mashkullore, që duan fizik për t’u vënë në punë). Ato shpesh qetheshin si burra, vishinin pantollona si të burrave dhe jo pak herë flisnin si burra.  Pra gratë, në vend se të mprehnin detajet femine, u burrërizuan, duke mos patu pikë lidhje me drejtat dhe detyrat e tyre.

Me prishjen e sistemit dhe ardhjen e pluralizmit, sigurisht që u pluralizuan shumë gjëra. Në këtë mes u pluralizua edhe trafikimi i vajzave të reja, duke i shfrytëzuar ato për prostitucion në vendet fqinje, në Europën që na shkon goja (e shtetit) lëng të jemi aty. Pra, edhe më ardhjen e demokracisë, gjinia e kundërt u përdor për t’u shfrytëzuar, jo më fizikisht, por më keq, seksualisht.

Pa marrë kurrëfar roli feminist, sespe nuk besoj në këto gjëra (jam veç për arsimim, besim dhe respekt), do të rrëfej dy fragemnte që më kujtohen nga jeta ime. Këto fragmente i referohet vendit ku u rrita: Dibrës.

Mbaj mend shpesh nën time (të gjitha nënat) që iu thoshte -një e dy- motrave të mia: “Do shkoni te burri”, “Do na marroni derën”, “Është e rëndë dera e huj” dhe plot të tilla sintagma, sigurisht të trashguar nga gjyshja.

Pra që në fëmijëri vajzave në vendin tonë iu vishet avash-avash një identitet i ri, i huaj dhe sigurisht i panjohur, siç vishet një murë me bojë, a me pllaka shumëstilëshe dhe shumëngjyrëshe. Sapo fëmija fillon të zhvishet nga identieti i nënës, fillon dhe vishet me atë të “derës së huj”.

Pastaj kur kjo vajzë rritet, në e pastë fatin të bëjë një shkollë të mirë, i ikën sadopak konceptit burgosës së “derës së huj”, por nëse jo, çfarë ndodh?

Që në fëmijëri vajza është njohur me sitagmat simbolike dhënë dhuratë nga e ëma, sespe i ati është disi më i tërhequr- ai futet në raste të rënda (fjala vjen, për ndonjë “marre”)- gjendet në një fazë mobilizimi të identiteti të ri të burrit, që sigurisht është i pa konsoliduar.  Mandej martohet, dhe burrin ndoshta e do, zaten edhe ai mund ta dojë ose do bëjnë sikur, ama kjo është një pjesë gati mistike, por disa nga ana e burrit, mund të mos ia dinë as emrin sespse do e thërrasin “nuse”. Ata që ia dinë emrin do e thërrasin “Haxhicë”, pra gruaja e Haxhiut; “Shabanicë”, pra gruaja e Shabanit ose “Lavdrimicë”, pra gruaja e Lavdrimit, e kështu me rradhë. Burri në publik do e thërras “eej”, “oo” etj. Fëmijët do thërrasin “mama” dhe “nipërit” gjyshe. Pra gjithë jetën e paemër.

Po shkoja për të festuar Vitin e Ri me prindërit në Dibër, sapo kalova Ulzën, rrugës për në Burrel, sigurisht në furgon dhe isha i mbëthyer me xhup dhe shallë, sepse frohti të grinte, anash rrugës shoh diç të ngarkuar me dru, me gati 50 kg peshë. Kur furgoni e kalon ngarkesën, shoh që nuk ishte kafshë samari, por një grua, besoj tek të pesëdhjetat. S’po e marr mundimin fare ta përshkruaj si u ndjeva, ngaqë e di që s’ia dal ta bëj siç duhet, por imagjinojeni nënë tuaj ashtu.

Sigurisht që nuk ia dimë hallet, gjendjen, kushtet, ama më krijohet një bindje shumë e fortë që civilizimi ynë ec në celularë dhe makina të bukura, në agjenda për LGBT-të, në mejte të integruara propagande, dhe në plot gjëra fasadë, ndërsa fshatrat janë thujase si të kohës së Zogut a më keq të kohës së turkut. Aq më tepër kur flasim për gratë.

Nga: Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %