Gjimnazi i Maqëllarës “Fiqiri Dine” sot me një ceremoni tashmë traditë ka kurorzuar fundin e një etape të rëndësishme për maturantët.
Ceremonia e diplomimit të maturantëve të kësaj shkolle prej disa vitesh është kthyer në një organizim me përmasa të mëdha. Drejtuesit e kësaj shkolle dhe stafi petagogjik janë kujdesur edhe këtë vit në detaje që ky organizim të jetë sa më kuptimplotë.
Të ftuar të shumtë nga Komuniteti, institucionet arsimore dhe vendore. Mes tyre ishte dhe kryetari i bashkisë Dibër, Rahim Spahiu ku në fjalën e tij përshëndetëse përgëzoi dhe uroj suksese brezit të maturës së këtij viti.
Kujtojmë që ky gjimnaz është një nga shkollat model të Qarkut të Dibrës ku drejtuesi Edmir Asllani dhe stafi petagogjik i mrekullueshēm performojnë shumë mirë si në aspektin mesimor ashtu edhe në atë të aktiviteteve.