Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Burrel – Klos, 7 të lënduar

0 0
Read Time:54 Second

Dy automjete janë përplasur kokë më koke paraditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Burrel – Klos. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq” në fshatin Suç.

Një automjet tip benz që lëvizte në drejtim të Klosit u përplas me një mjet tip Peugeot që lëvizte në drejtim të Burrelit. Përplasja mes tyre ka qenë shumë e fortë por fatmirësisht pa viktima.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se nga 7 të plagosurit 4 prej tyre u dërguan në spitalin e Burrelit. Pak kohë më vonë 2 nga të plagosurat u transportuan me autoambulancë për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë që ka bërë që mjeti që udhëtonte drejt Burrelit të dalë në sensin e kundërt.

Sakaq, për të pastruar vendin e ngjarjes mbërriti edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë Mat, ndërsa grupi hetimor pritet të hedhë me shumë dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Mat Tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %