Lumi Drin duhet të rrjedhë – dhe vendalinjtë duhet të jetojnë në tokën e tyre

0 0
Read Time:1 Minute, 45 Second

NGA FERZILETA GJIKA

Sigurimi i mjedisit, mbrojtja e klimës, tokës dhe lumit tonë është një e drejtë e njeriut. Së bashku ne duhet të punojmë për të hetuar, dokumentuar dhe ekspozuar abuzimet mjedisore dhe të të drejtave të njeriut

Diga e Skavicës në lumin Drini i Zi në Dibër, Shqipëri, e cila është në proces studimi fizibiliteti, konsiderohet se shkakton një çekuilibër ekologjik në rajonin e Dibrës dhe fshatrat dhe vendet përreth zonës.

Pas ndërtimit të saj, diga e Skavicës po përmbyt 12000 hectare tokë bujqësore duke përfshirë 35 fshatra nën ujë dhe më shumë se 60,000 banorë vendas që do të zhvendosen, do të ishte në kundërshtim me programet federale dhe shtetërore për të ruajtur 30% të tokës dhe oqeanit për të mbrojtur biodiversitetin deri në vitin 2030.

Pas dekadash protestash, diga e diskutueshme e Skavicës, e projektuar dikur në vitet 1960’s nga regjimi komunist, është në zhvillim e siper dhe është një nga digat më të mëdha në Evropë. Më 4 tetor 2021, Bechtel Co. arriti një marrëveshje me Korporatën Energjetike të Shqipërisë (KESH) për të filluar punën në lumin Drin nën një qasje të shpejtë të punimeve.

Më 20 janar 2022, banorët autoktonë të Dibrës protestuan ndaj kompanisë kontraktore Mott McDonald, e cila është punësuar nga Bechtel Co. për të kryer studimin e fizibilitetit për Projektin Skavica. Nderkohe, deri më tani nuk ka pasur asnjë konsultim apo komunikim me komunitetin e Dibrës.

Kryetari i Shoqatës së Drinit të Zi, Nazmi Drizi shprehu shqetësimin se “ndryshe thuhet, ndryshe bëhet” (20 janar 2022). Z. Drizi u shpreh se “puna ka nisur fshehurazi dhe po vazhdon fshehtas të konkretizohet”.

Z. Drizi shprehu shqetësimin se “janë 12 mijë hektarë tokë prodhuese dhe 35 fshatra do të mbyten nën ujë, sepse Edi Rama (Kryeministri i Shqipërisë) ka vendosur përfundimisht të vrasë Dibrën dhe të eliminojë Dibrën si pjesë e aferave të tij të llogaritura”. Dibranët ndihen të tradhtuar nga qeveria shqiptare. Z. Drizi u shpreh se “Edi Rama (Kryeministri i Shqipërisë) as që ka tentuar të takohet me dibranë apo të ndalojë procesin e punës, 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %