Lulzim Basha niset drejt Dibrës! Çfarë pritet të ndodhë?

0 0
Read Time:34 Second

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nisur ditën e sotme drejt Dibrës për të zhvilluar një takim me strukturat.

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se Basha ka zhvilluar një sërë aktivitetesh intensive, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijimin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Burime nga Selia Blu bëjnë me dije se ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD.

Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës ku do të zhvillojë një takim me strukturat.

/Bulqiza.info/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %