Të ndjesh lirinë në tërë sensin e saj edhe kur barku të të mbetet bosh duke thënë “unë ia dal” mbetet një gjest heroik. Të qeshësh e të gëzosh pavarësisht se cfarë të mban shpirti, rrallë kush e bën. Jeta të sprovon, e mbase të provokon në fijen e damarit më të ndjerë. E në këtë çast, njeriu nuk ndalon, përballet dhe fort nëkëmbë qëndron.
E tillë është edhe historia e znj. Lirie. Sot është 70 vjec dhe ëshët grua me plot besim në vetvete, ku nuk dorëzohet edhe tani që dëbora e viteve ka filluar të zbresë mbi kokën e saj. E gjetëm atë në mesin e punës , në mes të njerëzve për t’iu gjendur pranë kur ato ia kanë nevojën. Me bujarinë dhe mirësinë që e karakterizon na hapi derën e shtëpisë, duke na mirëpritur mes ushqimeve me shije unike të përgatitur nga duart e saj.
Liria, sic e thërrasin komuniteti i saj e nisi jetën duke futur thellë në venat e saj kulturën e punës dhe ndershmërisë. Ajo lindi në fshatin Pocest të Njësisë Administrative Maqellarë dhe u rrit në një familje puntorësh . Të varfër, por të ndershëm kjo familje edukoi breza të tërë me zellin për punën dhe pavarësisht vështirësive ajo ja doli të jetonte me ndershmëri falë punës sëndershme.
Lirie Rexha ka kryer shkollën 7 -vjeçare “Jashar Kurtulla “, në fshatin Pocest dhe pikërisht në fund të shkollës në moshën 17 vjeçare doli vullnetare që të merrte rrugën si aksionere për të hapur rrugën e Malësisë së Madhe në Shkodër.
Në muajt maj-qershor të vitit 1967 së bashku me të rinj nga e gjithë Shqipëria ajo ia doli të punojë pa lodhur duke u dekoruan katër herë rradhazi si “sulmuese” e denjë për të mirë të njerëzimit. Në atëkohë të dekoroheshe ishte dicka e rrallë saqë festonte e gjithë familja dhe jo vetëm për këtë arritje. Fill pas mbarimit të aksionit Liria khehet në shtëpi ku u fejua po në këtë fshat, mëpas u pranua si kanditate e partisë. Po në qershor të atij viti ajo merr detyrën si llogaritare në parti ku tashmë shihej ndryshe. Me pasion, dëshirë dhe vullnet ajo punoi si llogaritare për 7 vite pikërisht deri në vitin 1974. Më pas ajo u emërua si brigadiere e kooperativës deri në fund të viteve 1990, ku filloi të prishej dhe sistemi komunist. Edukata, puna dhe disiplina e zonjës Lirie ishin në nivele të larta. Fshati e donte dhe akoma sot në ditët e sotme gëzon një respekt të vecantë për të.
“-Mua kurrë nuk me ka munguar guximi qe të jem një zonjë e punës, një zonjë e familjes edhe atëherë kur lodhja dhe rraskapitja e këmbëve nuk ma lejonte. Gjithmonë kam luftur me shprit që familjes time të mos i mungonte asgjë. Kurrë nuk ia kam lejuar vetes qe fëmijët e mi të mos i zinte gjumi na ngrënë e im shoq të mos dilte kurrë pa hekurosur. Edhe përse jam lodhur shumë në jetë unë kurrë nuk u ndala, madje edhe në ditët e mia më të errëta të jetës” :- janë fjalët e 70 vjecares Rexha, teksa na tregon për jetën e saj sa të bukur dhe të vështirë në dy kohë tëndryshme
Pas prishjes së kooperativës, Liria iu përkushtua detyrave shtëpiake. Ajo merrej me detyrat e saj si një nënë e nuse njëkohësisht. Duke qenë se ishte mësuar me vrullin e punës ajo kurrësesi nuk mund të rrinte pasive dhe sic na thotë ajo :- “Kurrënuk kam dashur të ha në krahët e burrit. Puna është nder, mjafton që ajo të jetë e ndershme dhe me djersën e ballit.”
Pas tre vite ndërprerje të punës, Lirija hapi biznesin e saj për prodhimin e jufkave. Në atë kohë ishte e paimagjinueshme kjo, pasi pjesa dërmuese e grave nuk punonin, e ato që përpiqeshin paragjykoheshin. Por kjo nuk ndodhi me zonjën e punës Lirie. E nisi punën me mjete primitive, me gjëra të thjeshta si thika dhe prerëse për brumin, të cilat në të vërtetë ja vështirësonin shumë punën. Në krah kishte bashkëshortin e saj, Karafilin që kurrë nuk e la vetëm. Një burrë bashkëpunues, mbështetës për Lirien,e cila në fillimet e saj hasi problematika të shumta. Ajo punonte ditë natë, që nga përgatitja e brumit, prerja, tharja më pas luftonte pafund që të gjente tregun. Jufkat janë simbol i zonës sëDibrës, por në kohën kur ajo e nisi nuk bëhej fjalë që të tregëtohen dhe te behej biznes me to.
-Në atë kohë u përhap në zonat rurale projekti i Madës, ku ajo aplikoi dhe fitoi një makineri për prodhimin e jufkave. Ajo ia lehtësoi punën, duke e ndihmuar që të rriste cilësinë dhe sasinë, kjo gjë që e ndihmoi atë të punësonte njerëz punëtor, të cilat i paguante. Koha kalonte dhe biznesi i jufkave filloi te merrte forme dhe njekohesisht fitimet filluan te rriten. Ajo u dha zellin edhe grave të tjera për të punuar për djersën e ballit. Atë e gjen çdo mëngjes pranë ndërtesës dykatëshe të punës së saj, godinë e ndodhur afër shtëpisë së saj .Me të hyrë te shkallët e punës të tërheq aroma e jufkave dhe në krye të shkallëve do shikoni Lirien me buzëqeshje që i mirëpret klientët . Një grua me një dashamirësi në zemër e dorëlëshuar në matjen e peshës së jufkave.Në mes të fjalëve,sytë i shkëlqejnë plot dashuri e me buzën që I dridhet shprehet: “-Të jesh një grua në Dibër do të thotë të përballesh me sfidën për të siguruar atë aromë buke që fëmijët e duan në darkë. Ama,nuk mund ta lejoj veten që të ha hakun e tjetrit,përkundrazi u shtoj ca kilogramë më tej ,duke e ditur se ç’do të thotë të mos e kesh bukën e gojës.”
Sot edhe përse 70 vjecare ajo mbart një industi më vete në fshatin Pocest. Klientela e saj ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë duke e bërë Lirien të jetë një emër i rëndësishëm në industrinë e jufkave në rajonin e Dibrës dhe jo vetë. Kryesisht, klientët më të shumtë Liria i ka në zonën e Maqëllarës dhe të Dibrës së Madhe, ku ka arritur të shesë prodhimin më të madh gjate nje viti kalendarik. Kështu, që epiteti që i është vendosur zonjës Lirie është “ Zonja e Jufkave dhe Trahanasë” që të lë me gojë hapur me produktet e saj.
“Mbase trupi më është plakur:- thekson ajo, shpirtin e kam akoma të ri. Dua ta çoj më tej biznesin tim ,të arrij që të hapim edhe një bujtinë për vizitorët ku t’u japim kulturën dibrane edhe nëpërmjet ëmbëlsirave,si :bakllava e sheqerpare e shumë të tjera. Prandaj,u bëj thirrje tërë grave,guxoni e mos e lejoni veten që t’u mohohen ëndrrat tuaja ! E di,që të gjitha jemi bija nënash,kemi barrë të rëndë mbi supe, jemi gra,nëna,nuse ,motra e vjehrra ,por që duhet të ndërtojmë jetën tonë me themele të forta.Vetëm kështu,do të mundemi të lëmë hije të shëndetshme për mirë tek fëmijët e njerëzimi ynë.”
Dibra ka shume heroina si zonja Lirie nga fshati Pocest te cilat vertete nuk njihen por ne te vertete kane bere heroizma ne jete. ..
Pregatiti: Samet Zagradi & Albina Roshi
Cikli i reportazheve “Heroinat Dibrane”