Gleni Gjura është një nga konkurrentët që ka dalë nga vila luksoze e “Love Island Albania”. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë’ ai rrëfen më shumë për jetën e tij.
lindur në Peshkopi, por prej 24 vitesh jeton në Londër të Anglisë bashkë me familjen. Ai thotë se është i apasionuar pas udhëtimeve dhe skive. Veç këtyre, i pëlqen shumë mënyra e jetesës në Shqipëri.
“Jam Gleni 25 vjeç, kam lindur në Peshkopi, por u shpërngula në Angli kur isha vetëm 13 muajsh. Që prej asaj kohe kam jetuar në Londër. Për momentin punoj me prindërit në një biznes familjar, e kam përfunduar universitetin për t’i shërbyer biznesit dhe më pëlqen të mësoj gjithë kohës. Sa për pasionet e mia, kam shkuar të bëj ski për herë të parë kur isha 15 vjeç e që prej asaj kohe jam shumë i fiksuar, është si të ‘fluturosh nëpër male’. Një moment special gjatë fëmijërisë ka qenë kur kam vizituar ‘Syrin e Kaltër’, është një nga vendet e preferuara në Shqipëri, dhe jo vetëm. Ushqimi i preferuar sigurisht jo groshë, më pëlqejnë shumë gjëra, jufkat me pulë nga Peshkopia. Do të thoja që mënyra e jetesës këtu është më e mirë se në Angli sepse kur mendoj për këtë të fundit, më vjen në mendje veç puna. Ka shumë për të parë këtu sepse Anglia është urbanizuar shumë.”
E ndërsa për “vajzën e ëndrrave” ai shprehet kështu: Vajza ideale për mua është ajo që është besnike, është shumë e rëndësishme sepse nëse thyhet besimi, është e vështirë të rindërtohet një marrëdhënie. Dashuroj elegancën, një grua që respekton veten, e vlerëson veten, sepse nëse e bën ka shanse të mira të të vlerësojë ty apo familjen tënde. Dua gjithashtu një vajzë që ka sens humori./tvklan.al