Liliana Shehu, shembulli më i mirë për të rinjtë tanë

0 0
Read Time:5 Minute, 33 Second

Sa herë na ka ndodhur që të dëgjojmë për persona të cilët dhe përse bëjnë një punë kolosale nuk njihen apo nuk flitet shumë për ta. Ato nuk preferojnë të jenë në qendër të vëmendies por vazhdojnë me fisnikëri e bindje të cojnë deri në fund qëllimet dhe detyrat ndaj njerëzve të cilëve u shërbejnë. Liliana Shehu është njëra prej tyre. Ajo është  një vajzë pothuajse e panjohur , por  realisht që nga viti 2005 bën një punë me të vërtetë humane dhe për tu pasur shembull. Lindi më 1 Tetor të vitit 1981 nga një familje e madhe dhe e njohur në fshatin Vleshë të Dibrës. Pasi mbaroi arsimin 8- vjecar  të asaj kohe në vitin 2000 ajo u zhvendos në kryëqytet duke nisur një stad tjetër të jetës së saj. Mes vështirësive të shumta duke thyer mentalitetin aq të mprehtë të fillimviteve 2000 ajo guxoi të mos mbesë brënda mureve të paragjykimit. Të rralla ishin rastet kur një vajzë nga Dibra largohej të vazhdonte  studimet e larta, mbase kjo falë një meritës dhe këmbënguljes së padiskutueshme të  prindërve të saj arsimdashës. Liliana studio për 5 vite Infermieri dhe fill pas studimeve ajo fillon punë tek reparti i Neonatëve në një nga Martenitetët e Tiranës, e që prej asaj dite jeta e saj është jeta e cdo të linduri parakohe që ja del mbanë të jetë shëndoshë e mirë.

Shumë prej jush u ka ndodhur të përjetoni ankthin, frikën, pasigurinë dhe gjëndjen e alarmit në veten tuaj që bebi që keni përpara syve nuk do t”ia dalë dot! E në këto moment të vetmit ku lutemi janë zoti dhe aftësia e doktorit dhe infermierit . Nuk ka ndjesi më të ashpër pafuqie dhe dorëzimi pa kushte kur përpara syve ke një foshnjë të lindur shumë parakohe dhe që shanset për të mbijetuar dhe për t ia dalë pothuajse janë të njëllojtë.  Ndoshta natyra është treguar bujare me ju dhe familjarët tuaj duke mos u sprovuar dhe natyrisht nuk keni nga ti njihni këto heroina si Liliana që prej plot 12 vitesh duart e saj kanë shpëtuar dhjetra jetë fëmijësh duke marrë bekime të panumërta nga nënat dhe familjarët që pas atij moment nuk do ta harrojnë kurrë atë moment.

Liliana Shehu lindi e varfër por me një shpirt të madh. U edukua nga familja e saj me idenë që ndershmëria dhe puna me djersë është celësi i një suksesi të vërtetë që tashmë ajo e ka arritur.  Një vajzë me karkateristika të një Dibraneje të fortë, me një këmbëngulje, ndershmëri  dhe pasion të shterur ka bërë që jo vetëm familja e saj  por edhe Dibra të ndihet krenare për të. Një shembull force për të mposhtur cdo pengesë, duke përballuar mjaftë mirë cdo lloj situate.  Në 12 vjet me neonatakët kjo heroinë ka cuar në shtëpi vetëm një tufë lule dhe asgjë më tepër se rroga e saj. Dhuratat tjera për të, janë jetët e shëndetëshme të cdo foshnje që ka parë sa një topth të vogël të kuq e më pas  mes përkujdesjesh titanike shpesh edhe në kushte të vështira ja kanë dalë të jetojnë dhe të jenë të  fëmijë të shëndetshëm.  Larg familjes duke hasur shumë sakrifica që në mendjen e disave nuk imagjinohen Liliana ka 12 vite që gdhin shumicën e netëve në sallonet e pavionëve të martenitetit ku ajo punon. Edhe pse është ende e re ajo bën një jetë ndryshe nga vajzat e Insagramit, Bllokut, trendeve të shfrenuara apo dhe një jetësë sic një pjesë e madhe e moshës së saj e bëjnë.

Ditët dhe netët e saj nuk janë thjesht punë. Ato janë betejë pas betejash. Janë jetë që varen në fije të perit, nga fati i shkruajtur nga zoti dhe aftësia e duarve të doktorëve. Dita e saj kurrë nuk mund të nisë e njëtë me ditët tjera. Lili, sic e thërrasin në përthësi tregon për gazetën tonë që pavarësisht turnit edhe rastet në pavione janë nga më të ndryshmet. Kam parë shumë lot gëzimi dhe në disa raste edhe lot mërzie se fëmia e tyre nuk arriti dot të kalonte pragun e jetës. Jo gjithmonë kemi pasur fatin tu japim prindërve lajmin që duan sepse dihet që fëmijët që lindin para kohe shancet për të jetuar dhe mos jetuar I kanë të barabarta.   Kanë kaluar shumë vite dhe normalisht kam mësuar shumë, duke punuar dhe duke sakrifikuar cdo gjë, duke lënë cdo kujtim në Dibër dhe pse mudnohem të vij sa më shpesh atje. Atje kam prindërit dhe cdo gjë timen. Për Dibrën dhe vecanërisht Vleshën me merr me të vërtetë malli sepse aty linda dhe aty mora cdo të mirë që sot e kam si pasaportë për të vazhduar më tej.

E pyetur se cfarë mendimi ka për të rinjtë, ajo tregon se është e mendimit që buka e fituar me djersë kurrë nuk do humbasë. Përpiqem të motivoj gjithmonë të rinjtë dhe trended e fundit nuk po ndikojnë shumë pozitivisht tek to. Këshillat që mund të jenë për to janë që të kënë një ide të qartë dhe të mos dorëzohen kurrë deri në mundësinë e fundit që kanë. Të provojnë cdo punë të ndershmë dhe të guxojnë. Uji që rrjedh pihet, themi ne Dibranët. Të rinjtë e Dibrës kanë me të vërtetë potencial prandaj dua tu them: Guxoni, punoni dhe gëzoni suksesin sepse ai do vij patjetër.

Liliana përvec profesionit është dhe një familjare e përkushtuar, ku pavarësisht lodhjes dhe stresit që ndonjëherë  “Tirana”  dhe jo vetëm të shkakton ajo gjen cdo herë mundësinë për të qenë pranë familjes si në Dibër po ashtu edhe në Tiranë. Madje disa prej familjarëve të saj tregojnë për energjinë e pashtershme që ajo mba në vetvete duke mos llogaritur aspak lodhjen dhe stresin. Edhe shoqëria për të është një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që e vlerëson me një rëndësi shumë të madhe. Ka ditur mjaftë mirë të ruajë shoqërinë e vjetër dhe gjithmonë mundohet të mbajë kontakte me njerëz të rinj. Sic thot ajo:- koha gjindet vetëm nëse ti e kërkon atë, dhe nëse plaifikon mirë gjërat.

Njerëz si Liliana Shehu po bëjnë punë jetike dhe realisht nuk po marrin atë shpërblim që ato në të vërtetë u takon. Për to duhet të flitet më shumë, të motivohen dhe të vlerësohet cdo kontribut si shpirtëror ashtu dhe ekonomik sepse nuk është e thjeshtë të sakrifikosh cdo gjë për hir të një profesioni. Vlerat që ato mbajnë janë me të vëetëtë më të mëdha se antivlerat e disa pseudopersonazheve që pafundësisht flitet për to në cdo media apo pushtet tjetër.

Pregatiti: Samet Zagradi DibraOn.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %