Nga: Donald Mëziu
Prej disa ditësh, lojtarët e “Korabit” kanë marrë pushimet dimërore pas mbylljes së gjysmës së sezonit. Ecuria është mjaft pozitive teksa aktualisht ndodhen në vëndin e dytë në renditje. Megjithatë, për Dibranët nuk ka pushim, lojtarët vëndas prej ditës së hënë vijojnë parapërgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Donald Mëziut. Sëbashku me lojtarët e ekipit të parë janë bashkuar dhe lojtarë me prespektive nga grup-moshat të cilët shihen si e ardhmja e afërt.
“Personalisht jam i kënaqur kur shoh se çdo ditë shtohet nga një pjesëmarrës në stërvitje. Me lojtarët e ekipit të parë si Raza, Murrja, Skuka, Muça, Disha janë bashkuar dhe lojtarë të cilët marrin pjesë në kampionatet e moshave duke përfaqësuar Korabin si Fida, Zhuzhi, Doda, Kaleci por edhe Dibranët e Shkëndijës së Tiranës si Tanushi, Melani, Braho e Stojku.
Vullnetarisht kam zgjedhur të qëndroj në Dibër për të ndihmuar këto djem, të cilët i kam rritur personalisht pasi shumicën i kam trajnuar për më tepër se dy vite kur drejtoja Akademinë e Korabit.
Vërej progres të madh dhe është e habitshme dëshira dhe kërkesa e tyre për tu stërvitur. Kam besim të plotë se siç janë konfirmuar Dibranët e ekipit të parë shumë shpejt do vijë dhe mundësia e tyre për të patur një shans të shfaqin cilësitë e tyre dhe pse jo të veshin fanellën e Korabit. Për këtë gje falenderoj dhe i jap një pjesë të meritave trajnerit të Korabit, Dorjan Bubeqit i cili ka ndarë të njejtin mendim dhe filozofi me klubin mbi lojtarët vendas.
I bëj thirrje të gjithë Dibranëve të investojnë sot për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të ardhmen e Korabit, na ndihmoni të realizojmë objektivat e Klubit dhe të furnizojmë tregun e lojtarëve me Dibranë.