Lançohet “Hapësira Zhvillimore” financuar nga World Vision Albania & Kosova dhe Bashkia Dibër

0 0
Read Time:1 Minute, 36 Second

Sot u përurua marrëveshja e bashkëpunimit për krijimin dhe mbarëvajtjen e hapesirave Zhvillimore në shkollat “Demir Gashi dhe Irfan Hajrullai” në qytetin e Peshkopisë për fëmijët me aftësi ndryshe. Organizata Wolrd Vision Albania & Kosovo, Bashkia Dibër, Zyra Vendore Arsimore dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Dibër firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e dhe mbarëvajtjen e Hapësirave Zhvillimore në shkolla.
Ne takimin e përurimit ishin prezente Kryetari I Bashkisë Dibër, Dionis Ymeraj, Zv Drejtoresha e World Vision Blerina Lako, Drejtoresha e ZVA Dibër, Brikena Dani, Drejtoresha e Shërbimit Social Rajonal, Sonila Braha, Menaxherja e zyres së Wolrd Vision në Dibër Majlinda Hoxha, Drejtoresha e Shkolles 9-vjecare “Demir Gashi” Etleva Selishta, prindër, mësues dhe përfaqësues te tjerë të administrave dhe komunitetit.

Klasa e Hapësirës Burimore, Demir Gashi


Nëpërmjet këtyre hapësirave fëmijët me aftësi ndryshe, jo vetëm do të marrin mbështetjen e duhur psikosociale dhe emocionale, por do të marrin gjithë vëmendjen e duhur për arritjen e objektivave mësimore në shkolla.


Kryetari I Bashkise z.Dionis Imeraj nëprmjet faqes zyrtare ne facebook tha:- Në vazhdimësi, këto hapësira zhvillimore do t’i shtrijmë edhe në njësitë administrative, në çdo shkollë ku ka fëmijë me aftësi ndryshe që padyshim meritojnë vëmendjen tonë.
Së shpejti hapim Qendrën Sociale, ku këta fëmijë do të marrin gjithë shërbimin e nevojshëm pa patur nevojë të lëvizin jashtë bashkisë!

“Jam shumë e lumtur sot që shikoj Hapësirën Zhvillimore. Kjo hapësirë do ta ndihmojë djalin tim Erjonin të mësojë dhe të kuptojë më shumë gjëra. Kjo klasë ju jep mundësinë #mësuesve të punojnë siç duhet sepse më parë kishte shumë mungesa në mjete për të punuar”- na thotë Ilda, prind i fëmije me aftësi të kufizuar në shkollën “Demir Gashi” në Dibër

World Vision prej shumë vitesh mbetet promotor dhe ndihmues kryesor në komunitetin e Dibrës ku pika kryesore e fokusimit janë mirëqenja e fëmijëve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1091394614369017&id=104764646365357

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %