Valentini, kuzhinieri nga Dibra: Këtë punë e kam jetën time

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Si shumë Dibranë edhe ai që në moshën 16 vjeçare emigroi në Greqi. Atje kreu punë të ndryshme me qëllimin kryesor për të ndihmuar familjen, derisa rastësisht u gjend në kuzhinë. Nga nevojë për para, kjo llojë punë iu bë profesion. Kështu ai nuk hoqi dorë më nga kuzhina dukë punuar për 11 vite në ishulli e Kefalonias në Greqi.

Tashmë kjom punë iu kthye në pasion duke e ushtruar prej 6 vitesh në Tiranë, ku dy vitet e fundit ka hapur restorantin e vet në Laprakë: Darey food. Emri Darey, thotë që është bashkimi i emrave të djemve të të tij.

“Këtë punë tashmë e kam jetën time, kam investuar gjithë kohën timë në të, dhe sigurisht që e dua”, shprehet Valentini për Dibraon.

Me eksperiencën që ka marrë në Greqi, i ka ndërthurur shumë mirë gatimet tradicionale shqiptare me ato greke, duke sjellë shije të reja. Mënyra e pjekjes së mishrave, dhe kombinimi i tyre me erza dhe salcat greke, të japin një shije që të mbetet në mendje.

Përtej shijes, ajo çka duhet theksuar më shumë, është dekori estetik që Valentini iu jep pjatave, duke krijuar kështu një art të vërtetë. Sigurisht që ajo çka shohim, është edhe ajo çka hamë.

“Puna dhe këmbëngulja është sekreti i këtij zanati”, shprehet ai, pastaj shton, “duhet edhe pak fantazi për të eksperimetuar”.

Ky është shembulli tipik se me punë njeriu ia del, fiton kënaqësi, jeton mirë, dhe më e rëndësishmja fiton respekt.

Një gjë tjetër që të bën përshtypje kur shkon në këtë restorant, është një pikturë për skuadrën e Korabit, që të bën të kuptosh identitetin prej dibrani të Valentinit.

Kur shkon në Laprakë, nuk të rrihet pa provuar diçka nga këto lloje gatimesh.

https://www.facebook.com/DAREY123/videos/182262912330415/
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %