Kush jam une

0 0
Read Time:10 Minute, 34 Second

Nga: Eduard Zagradi

Reflektim.

Jeta ime eshte nje liber, nje fjalore i gjate dhe misterioz me shume kapituj, ku cdo kapitull faqe apo fjale shpreh nje nga lumturite por edhe fatkeqesite qe me nga ndodh ne jete. I madherishmi ZOT krijoi uniersin, boten, bimet, kafshet qenien njerezore te cilen e vuri ne plan te pare. Ai i krijoi qe te gjithe dhe do tiu jap riskun qe ato meritojne. Une, ashtu sic do qenie qe ndodhet te kete dhome, qytet apo shtet erdhem ne kete jete ne menyre te pavullnetshme por te mesojm te vetmin mision “te jetojme”

Njerez lindin cdo dite, vdesin cdo dite duke pasur fatin te lene apo jo dicka pas. Per shembull, une linda ne qershor dhe nuk e di te ardhmen time. Ne nje muaj te bukur e te begate festoja festat me nje gezim te madh si nje femije qe isha. Jam duke shfletuar ,faqe, kapituj qe te kthehem pas ne kohe qe nga momenti kur une fola per here te pare fjalen me te bukur ne bote fjalen mami, qe nga momenti qe une isha femije, qe nga momenti qe une fillova te kuptoja se cfare do te thote jete, dashuri, sinqeritet, shprese, begati, lumturi, e ndjenje te bukur apo te shemtuar sido qoft ajo. Duke shfletuar librin e jetes time, per habi shoh faqe te mbushura me pyetje.

Kush jam une? Cfare di te bej une? Pse erdha une ne jete? Cfare perfaqesoj? Cfare me ka rezervuar e ardhmja? Si do te eci une ne jete dhe cdo lloj pyetje rreth kesaj fushe. Per keto pyetje une mund te qendroj nete te tera duke shkruajtur ku madje mund te botoj edhe libra me bemat,historite dhe ndodhite qe me kane ndodhur. Erdha ne jete si femije cfaredo,por au rrita une i tille?

Une, nje femije trazovac, grindavec, i lazdruar,ei poshter nuk lija dot dy gure bashke. Jetova eu rrita prane familjes e shokeve qe kisha ne ate kohe.Une jetoja ne nje fshat shume prane qytetit,ndoshta me i aferti aty prane.Por une edhe pse shume prane qytetit tim,rrall here mund ta shihja ate,ose te themi me mire 2 here ne 6-muaj. Une shikoja qytetin vetem ne raste festash dhe atehere kisha njerin prind qe me mbante nga dora.Kur une me njeqind e njemije te lutura ikja ne qytet me ndiqnin nga pas fjalet e mamit qe me thoshte,kujdes makinat,ec ne trotuar e fjale te njejta te ketij lloji. Kjo ndodhte sepse ndoshta se isha i vogel,ndoshta se isha trazovac apo ndoshta ishte meraku i prinderve qe une mos te mesoja rruget,ngushticat apo skuliqet ne ate moshe fare te vogel.Kjo mbetet per tu zbuluar.

Qe ne vogeli mua nuk me plq shkolla, doja me shume qe te rrija me shoket qe kisha krijuar sepse me pelqenin momentet e bukura qe kaloja me ta. Une cdo dite ne kopesht nuk ikja vetem me puthjen e mamit apo nenes por ikja edhe me nje shuplake fatkeqe qe me ndiqte nga pas si ogurzeze. Kjo ndodhte sepse une nuk ikja ne kopesht por shkoja lendinave,baceve e kodrave duke bredhur tere diten e dites. Une jam nje femije qe dua natyren,stinet,gjethet qe bien,diellin qe me ngroh apo shiun qe me lag e eren qe me fryne ne fytyre. Isha nje femije qe kisha qejf te mblidhja lule per prinderit edhe pse ato me rrihnin kur une nuk shkoja ne shkolle.Por une perseri nuk ikja. Ato nga deshira e madhe qe te behesha dikush ne jete me qonin personalisht vete deri ke shkolla ne menyre qe une te mos ikja.Ato vinin te dy duke prishur punet e tyre dhe planet qe kishin ate dite,per te me shpjerre ne shkolle qe une te mos ikja.Kjo gje u be aq rutine saqe me dukej mami si mesuesja.Prinderit dhe mesuesja deshironin qe une te merja pjese ne mesim.Cdo femije qe ishte ne mesim se bashku me mua prisnim me padurim renjen e ziles se shkolles qe te dilnim ne pushime te gjate.Te gjithe shkonin ne dyqanin apo tualetin me te afert per te kryer nevojen qe kishin ndersa une shikoja majtas,djathtas qe te gjeja rastin me te mire per tiu humbur mesueses nga syte,ne menyre qe te largohesha nga shkolla.Shpesh here une ia dilja me sukses ne misionin tim te vecante.Te gjithe femijet donin qe te iknin me deshire ne shkolle sepse atje ato kalonin bukur,mesonin e argetoheshin pa mase me shoket e tyre,ndersa mua me dukej shkolla si nje burg me siguri te larte ku nuk mund te qendroja dot.Mua nuk me pelqente shkolla por si femij trazovac qe isha,deshiroja qe mesimi te behej vetem si nje loje dhe asgje me teper.Si nje person qe nuk isha i dashur me te gjithe,ne zemren time hyren dy persona te rinj.Ato nuk ishin mami,babi,familja,apo dikush nga gjaku im,ato ishin thjeshte dy persona me nje figure jo shume te njohur.Por si pasoje merrja thjeshte nje shuplake te fuqishme nga mesuesja ime qe me ishte bere si nje mama e dyte,ku gishterinjte me qendronin ne faqe per ore,dite apo jave me rradhe.Por une edhe pse haja qdo dite dajak nga dy duar te fuqishme,une perseri nuk nderroja mendje.Por kjo e mire funksionoi pas nje kohe te gjate.Ditet iknin dhe vitet nderoheshin ku edhe une rritesha dhe zeja mend dita-dites e me shume.Jeta filloi duke mare rrjedhen e saj por budalleqet e femijerise me lan me pasoja pasi une ne klase te katert nuk dija te shkruaja,te mblidhja apo te zbrisja numrat.Jo se une nuk isha pjesmares keto kater vite ne klase apo nuk ishte kujdesur mesuesja sic duhet,jo se une nuk isha i zgjuar por se une gjate ketyre kater viteve isha vetem fizikisht aty pasi mendja ishte diku jashte.Aty dy persona me kane ndimuar shoku im i ngushte dhe mesuesja ime.Mendja ishte ne lendina duke luajtur,mendja ishte ne lumenj duke u lare,mendja ishte diku larg trupit.Me nje kembengulje relativishte te madhe si detyre,apo si miqesi qe kishte mesuesja ime me prinderit e mi,ajo e nisi edhe njehere nga e para me mua.Une tani mendoja sa do te lumturoheshin prinderit kur te degjojne se kam mare nje note te mire.Une fillova qe te mesoja dhe te lija me nje ane budalleqet qe kisha bere.Une fillova te kuptoj nga jeta,une fillova duke i vendosur obligime vetes,une fillova duke i premtuar vetes.Prinderit e mi deshen qe une te ndiqja shkollen 9-vjecare diku aty prane dhe keshtu u be.Ato me ndane nga shoqeria ime dhe mire vepruan.Te gjithe shoket e mi iken ne qytet per te kryer arsimin 9-vjecare,ndersa une e fillova ate ne nje fshat tjeter aty prane.Une isha me 9 shok shoqe ne ate klase.Une tashme kisha krijuar nje rreth shoqerore komplet ndryshe.Une ikja ne kembe,pavaresishte se ishte larg.Une e beja rrugen ne kembe,pavaresishte se ishte ftohte.Une ecja ne kembe pavaresishte se zhytesha ne bore.Une ecja ne kembe,edhe pse ishte 40 grade celcius.Me mbulonin djerset ku detyrohesha te lahesha nga dy here ne dite.Ne ate shkolle une mesoja me mire,sepse ishim shum pak nxenes,une ne ate shkolle merja nota te mira pasi nuk kishte shume konkurrence.Aty aritem si klase te fitonim diploma e trofe si ne mesim ashtu edhe ne kampjonatet qe zhvilloheshin.Ne ate vend u krijua nje respekt i vecante per mesueset,shoket e shoqet qe kishim.Pasi u mbyllen kater vite shpejt e shpejt me rezultate te mira le te themi atehere mbaruam dhe proimet e shtetit dhe do iknim nje hap me te larte.Ne ate moment qe mendonim se po vinin vetem lumturi dhe engjej nga qielli,ku shtepia u mbush perseri me te qara femijesh,ku zevendesohej plotesishte zeri im atehere ndodh fatkeqesia e pare…Ne te gjithe mendonim se jeta u shua,dita zdo te zbardhte,qeni sdo te lehte,zogjte sdo te kendonin e dielli sdo te lindte.Por edhe pse me nje dhimbje te madhe jeta perseri vazhdoi.Edhe pse i merzitur tani erdhi koha e gjimnazit ku pergjegjesite dhe detyrat do te shumfishoheshin.Por une isha tani nje njeri i qete,gjakftohte dhe guximtare,ku nuk kisha shum nevoj apo perkujdesje nga te tjeret.Me shume pak shoke une ika diten e pare ne gjimnaz.Ditene e pare ne ate shkolle u ula diku ne nje qoshe te klases shum i merzitur me nje njeri po te thjeshte si une.Nuk isha me mendjemadh apo ai quni kapriqoz qe isha dikur por tani une u bera nje djale i mire dhe punetore ne jete ku ndimoja te gjithe me ate mundesi qe kisha.Fillova qe te zija nje shoqeri krejt te re.Une tani nuk mendoja me budalleqe apo si te largohesha nga mesimi por mendoja se si do te shkonte jeta ime,cfare dege do te zgjidhja kete vite apo cfare profesjoni do te merrja. Une largova nga vetja cdo shok qe me fuste ne rruge te keqe,qdo person qe mezi priste te me hidhte ne zjarr,cdo te lige dhe budallallek qe kisha ne vetvete. Jam nje person qe I dua njerezit, I cmoj per vlerat e tyre qe kane dhe i rrespektoj pa mase.Jam nje njeri qe kam ndimuar personat ne nevoje,personat qe kane thirr per ndihm,personat qe kane dashur qe une te jem prane.

Une jam nje njeri qe kam shume endrra ne jete per te ardhmen.Jam nje person qe dua te behem dikush ne jete.Jam nje njeri ku mora persiper detyra te reja.Deshiroja qe me aq fuqi qe kisha te ndimoja prinderit me pune qe isha i afte ti beja.Dhe keshtu u be.Une fillova pun dhe u perpoqa shume qe ti ndimoja ato, qofte shpirterisht por edhe financiarisht,ku ne nuk eshte se kemi qene bosa apo biznesmena, por kemi qene vetem njerez te thjeshte ku u perpiqnim fort qe te gjithe per buken e gojes.Pas shume mundimeve dhe sakrificave qe prinderit e mi se bashku me ne dhane ne ia dolem qe te dalim nga ky mjerim.

Nuk eshte se jemi bere kush e di se cfare, por te pakten kemi se cfare te hame. Nuk jemi me si dikur dhe per kete gje jam shume i lumtur. Por nje person me shume deshire,vetbesim,vullnet dhe shprese nje dite do ia dal me sukses.Une gjithmone kam dashur shume qe te botoj sa me shum lajme.Te shfaq sa me shume problem qe jane te fshehura.Te trajtoje ngjarje dhe raste te vecanta. Nje dite endrrat e mia per te botuar nje liber do te behen realitet,se nje dite deshira ime per te marre pjese ne nje kampionat tjeter futbolli do te plotesohet,se nje dite te kuptoj se lufta ime per te ardhmen nuk ka qene e kote.

 Une jam nje djale qe cdo dite enderroj te arrij rezultate te mira ne jete,te luftoj per te nxjerre veten ne drite te plote,te mendoj se si do te jem i lumtur dhe cilat do te jene me te mirat per nje te ardhme plot me sukses,krenari e fitore. Une jam ai qe cdo dite bashkejetoj me mijera tipe te ndryshme dhe mundohem perseri te gjej tek ta anet e mira ,anet pozitive.Une jam nje njeri qe prekem shume shpejt emocionalishte,kjo ndoshta se eshte situate e dhimbshme apo jam une nje tip i tille?Une jam nje njeri qe ia di vleren sakrificave,mundimeve dhe luftoj per ta bere familjen time te ndihet krenare per mua keshtu qe cdo dite shoh me syrin kritik gjithcka ne menyre qe cdo gje rreth meje te shkaktoje nje ndjesi me te bukur,aq sa dramatike ne te njejten kohe.

 Mundohem qe t’I kapercej dobesite e mia e jo te perfundoj ne gremine me gjithe to. Une jam nje njeri me parime ne jete.Nje prej tyre te mbaroj me sukses kete mision timin me udherefyes ZOTIN.Nje njeri i perulur para atyre qe dua dhe kryelarte sepse nuk me prek asgje pasi une e di mire se kush jam.Nje person qe jam bere urre,ne menyre qe familja,miqt,shoket apo shoqet te arrinin ne destinacionin e duhur.

Une erdha ne kete bote duke qare, kur te gjith po qeshnin.Dhe do te ik duke qeshur ,kur te gjithe do te qajne.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %