Salë Demir Alia, lind në fush Alie në vitin 1798. Salë Alia djali i Demir Alisë, nipi i Bib Alisë të ardhur nga Kastrati i Shkodrës e të vendosur në Dibër. Salë Alia u bë i njohur në periudhën e shthurjes të sistemit feudal- ushtarake të perandorisë Osmane, Salë Alia e Salë Markja arritën të marrin gradën e martolobashit. Salë Demiri kishte nën komandë mbi 700 burra të armatosur, dhe iu dha një territor mjaft i gjerë, që shtrihej nga Luma- Qafë-Skertecit, e deri në Marovë në mbrojtjen e këtyre territoreve Sala shërbeu mirë.
Salë Demir Alia që akoma nuk i kishte kaluar 35 vjeç u dallua si luftëtar dhe prirës i malësorëve të Çidhnës në luftë. Sala ishte Dibrani i parë që shkrepi pushkën kundra trupave të Turkut të komanduara nga Hajredin Pasha, në Marovë më 22 shtator 1844. Bashkë me Murat Ballën liruan rreth 200 të rinj dibranë, që autoritet e larta ushtarake osmane të mobilizuar i kishin nisur për Selanik.
Pas këtij aksioni Sale Demir Alia ra në Gjoricë e prej aty u ngjit në mej të Kalase, aty ishin të mbledhur përfaqësuesit e Nande Maleve, për të diskutuar qëndrimin për situatën e krijuar nga gjeneral Hajredin Pasha, ndërkohë në këtë kuvend merrin pjesë krerë të Maleve të Dibrës, Sale Demir Alia, Cen Leka, Sheh Mustafa i Zerqanit, Salë Markja, Dalip Karaj, Nelë Hoxha, Elez Murrja, Xhafer Kaloshi, Llan Kaloshi, Sali Nikolli, Rahman Dema, Aziz Dema, Mustafa Lleshi, Rushit Cani, Osman Musa, Mahmut Toçi, Kalosh Hasi.
Në atë luftë ku fitorja do ishte e Dibranëve dhe në humbjen e Hajredin Pashës ishte një goditje shumë e rëndë për perandorinë Osmane, Salë Demiri do shquhej për atë luftë ku populli do i këndonte,,,
Nandçin varret kush i bani
Salë Demiri e sheh Zerçani.
Por nuk do ishte beteja e fundit për Salë Demir Alinë në mbrojtjen e territoreve dhe popullatës. Sala po në vitet 1853 dhe 1862 do luftonte për mbrojtjen e trojeve Shqiptare kundër Malazezëve, po në 1855 kundër vezir Hysni Pashës, Kajmekam në Lumë, etj. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Salë Demir Alia ishte ndër krerët më të fuqishëm të Dibrës..
Në 1853, Salë Demir Alia doli jashtë sinoreve të Dibrës. Ai kishte në dorë 1000 burra dibranë të armatosur që marshuan dhe hynë në luftë kundër ushtrisë Malazeze, në mbrotje të Tivarit.
Më 1862 Salë Demir Alia do të marshonte përsëri në krye të 700 vullnetarëve dibranë drejt Podgoricës për të frenuar ekspansionizmin Malazez kundra viseve Shqiptare.
Salë Demir Alia nuk do ishte as i pari dhe as i fundit që dera e Bib Alisë nxirrte si figura të shquara që do linin gjurmë në shtetformimin shqiptar e në luftra kundra agresorit Serbi. Kujtojmë këtu që Met Alia, djali i Salë Demir Alisë do merrte pjesë në krye të 300 vullnetarëve Dibranë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. Dhe në kuvendi e Dibrës në vitin 1899.
Nga Ergen Alia