Kush është rëndësia ekonomike e “Rrugës së Arbrit”

0 0
Read Time:4 Minute, 52 Second

Analizë/ Samet Zagradi

Nëse ndodhesh në Dibër ose ulesh të bisedosh me në dibran në mënyrë të padiskutueshme që të paktën një nga shqetësimet më të mëdha dhe kryefjala do të ishte Rruga e Arbrit. Ky segment në dukje i shkurtër dhe shumë i vështirë nga pozicioni gjeografik do të ishte nje frymëmarrje e madhe për të gjithë zonën verilindore të vendit si në aspektin social ashtu edhe në atë ekonomik. Dihet që një nga zonat më të varfëra dhe të vendit tonë mbetet qarku i Dibrës. Apektet jetësore të dibranëve vështirësohen shumë nga mungesa një rruge të shkurtër dhe më komode drejt Tiranës. Theksojmë që kjo rrugë ka një rëndësi të vecantë jo vetëm për rajonin verilindor të vendit por shërben edhe si një urë kontakti me shtetin Maqedonas. Rëndësia e kësaj rruge është shumëdimensionale dhe përfitimet që ajo do të sjellë në zonë do të jenë me të vërtetë të larta. Ndikimi sigurisht që sdo të jetë i madh por si do të ndikojë në ekonominë e dibranëve dhe jo vetëm ndërtimi i kësaj rruge kaq të rëndësishme?
Kapitali financiar dhe ai njerëzor do të jetë në rritje dhe një rëndësi mjaftë të vecantë do të ketë rikthimi i kapitalit njerëzor dhe intelektual që do ti japë nje frymë të re një game të gjerë aktivitetesh ekonomiko-social. Shfrytëzimi i resurseve unike natyrore që Dibra mbart në vetvete po ashtu edhe shfrtëzimi i pasurive nëntokësore do të japë ndikimet e para në prodhimin e brendshëm bruto të rajonit. Sic e theksuam më sipër ky segment rrugor do të lidhë dhe shkurtojnë ndjeshëm Tiranën dhe Maqedoninë e Veriut gjë e cila përkthehet në rritjen e të ardhuave nga lëvizja e mallërave. Por rajoni i Bulqizës, Klosit, Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe ofrojnë fusha të gjera në investime të larmishmenë bisnese dhe në ekonomi.

Turizmi është një hallkë shumë e fortë e ekonomisë në Dibër. Liqenet e Lurës, Mali I Korabit, lugina e Drinit të Zi e shumë vende tjera I japin mundësinë që në këtë rajon të ketë turistë sin ë dimër ashtu edhe gjatë verës. Turistët kryesisht të huajt duket që u pëlqen vendi por ajo cka i pengon më shumë është vështirësia e lëvizjes në rrugën aktuale. Kohët e fundit po i jepet një rëndësi mjaftë e madhe promovimit të turizmit si dhe janë përfshirë në projektin 100 fshatrat turistikë Radomira dhe Rabdishti. Ndërtimi i kësaj rruge do ti shërbente shumë turizmit në Dibër pasi do të shkurtonte ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Dibrës.
-Ujrat teramle të njohura ndryshe si “LLIXHAT” e Peshkopisë frekuentohen nga një numër i madh personash nga e gjithë Shqipëria por jo vetëm. Vetitë e tyre kuruese janë të një niveli shumë të lartë dhe sic thonë specialistët që cilësia e ujit të këtyre llixhave është një ndër më të mirat në ballkan. Me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit numri i frekuentuesve të llixhave të Peshkopisë do të jetë shumë herë më i madh, gjë e cila do të ndikojë në rritjen e ndjeshme ekonomike të kësaj zone. Hoteleria, frutikultura, biznesi, punimet artizanale do të jenë komponent në zhvillimin ekonomik.

Bujqësia , blektoria dhe frutikultura janë fushat ku rajoni Dibrës e ka më të përqëndruar ekonominë e tij. Produktet karakteristike dibrane si Molla, Qershia, Arra apo Patatja që njihen si produkte të një cilësie të lartë për fat të keq nuk arrijnë të shiten duke mos e ndihmuar pothuajse fare fermerin dibran. Mungesa e tregut në qytet dhe ajo e rrugës për ti transportuar ato në Tiranë bëjnë që këto produkte të kalben, fenomen shqetësues i përvitshëm në Dibër. Shkurtimi i kohës se transportit me ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të rrisë ndjeshëm ekonominë bujqësore duke bërë që shumë fermerë të kthehen dhe të punojnë tokat e tyre, tashmë të lëna djerrë.

Afrimi me Tiranën do të nxisë lulëzimin e industrive të ndrshme duke qenë se Dibra është një hambar mjaftë i pasur elementësh për lulëzimin e tyre. Industria e mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjeksore gjen një territor mjaftë të volitshëm në rethin e Dibrës pasi në bjeshkët e pafund gjinden dhjetra llojë bimësh medicinale. Një pjesë e madhe e fshatrave afër këtyre bjeshkëve gjatë verës fitojnë para për të mbajtur familjën nëpërmjet këtyre bimëve. Industia e përpunimit të pemëve frutorë, industria e përpunimit të mishit, leshit, industria ushqimore do jenë industri të cilat do të kenë një frymëmarrje pas ndërtimit të Rrugës së Arbërit.
-Një tjetër industri që pritet që të ketë rritje ekonomike me ndërtimin e rrugës do të jetë edhe ajo e minierave, përpunimit të metaleve dhe ajo e nxjerrjes së jo metaleve si mermeri, graniti, squfuri etj. Nëntoka jonë është shumë e pasur me materjale të tilla gjë që me ndërtimin e rrugës do të jetë më e thjeshtë transportimi dhe përpunimi duke shtuar më shumë të ardhura në ekonominë e shtetit shqiptar.
-Produktet e bulmetit në Dibër njihen si produktet cilësore. Më ndërtimin e rugës kjo industri do të ndihmojë fermerin dibran duke shitur më shtrejnte prdoduktet e tyre dhe duke pasur një treg më të sigurtë. Djathi, gjiza dhe nënprodukte të tjera të qumështit mund të kenë më shumë vlerë duke ndërtuar fabrika të përpunimit të tyrë këtu në rrethin e Dibrës.
Të shumtë do të jenë familjarët e zhvendosur në zonat më të ulëta dukei braktisur trojet e tyre. Këto familjarë do të riinvestojnë në shtëpitë e tyre duke u kther sërish fshatit dhe tokave të të parëve të tyre. Duket që në cdo bisedë me njerëzit gjëja e vetme që ato duan është ndërtimi i kësaj rruge pasi ato e shohin si shpëtimin e vërtetë të tyre. Kjo rrugë e bën rajonin e Dibrës si qarkun më afër Tiranës. Dibranët shpresojnë çdo ditë që kjo ëndërr të jetë realitet dhe duke menduar që e ardhmja e tyre të jetë më e mirë me ndërtimin e kësaj rruge.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
100 %