KUJDES! Dëbora shkakton ngrica në rrugët e Dibrës, ja akset problematike për Dibrën

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Policia e Dibrës ka bërë një përmbledhje të situatës aktuale në zonën verilindore të vendit tonë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e ‘Facebook’, është bërë e ditur se reshjet e dëborës që kanë rënë gjatë natës dhe orëve të para të ditës kanë shkaktuar ngrica në rrugë.

Më problematike janë akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë ku lëvizja lejohet vetëm me zinxhirë.

Postimi i plotë:

Dibër

Për shkak të reshjeve të dëborës janë krijuar ngrica dhe vështirësi në rrugë, ku si pasojë qarkullohet vetëm me zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë ; Bulqizë-Klos; Klos-Qafë Murrizë.

Aksi rrugor Klos-Mat- është i hapur, aktualisht pa probleme.

Nisur nga situata e krijuar, shërbimet e Policisë Rrugore nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve në drejtim të bypass-it në rrugën e Arbërit dhe në Qafë Murrizë, as në gjitha ato akse rrugore në të cilat ka prezencë të dëborës, pa vendosur zinxhirët dhe gomat dimërore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të rrisin kujdesin në rrugë gjatë kalimit në të gjitha akset rrugore, pasi ka prezencë të akullit e të dëborës, të vendosin rripin e sigurimit, të mos qarkullojnë me shpejtësi, të mos kryejnë parakalime dhe të mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, të rrisin vigjilencën si dhe të shmangin qarkullimin e pa nevojshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %