Ku po jetojmë?

0 0
Read Time:3 Minute, 12 Second


Nga: Samet Zagradi

Më ka marrë malli të shoh njerëz të lumtur duke ecur dorë për dore, të dashuruar e të lumtur deri në infinit. Njerëz që moralin e pastër, altruizmin, humanizmin e kanë plan të parë të jetës së tyre. Më marrë malli të shoh njerëz që të jenë të buzeqeshur edhe pa ndonjë shkak. Dua të shoh akoma njerëz të cilët gëzohen për sukseset e tjerve dhe gabimin e kërkon gjithmonë tek vetja.

Por fatkeqësia më e madhe në këtë botë aspak dashamirëse është shumë herë më e madhe saqe e mendojme. Po shohim çdo ditë vetëm shale lakuriqe që zbresin nga makinat luksoze dhe më vjen për të vjellë por s’di se ku sepse gjithandej është bërë pis, ndaj sdua që ta bëj pis atë çka nxjerr. E pështirë apo jo?

Prindi fyen fëmijën me fjalë dhe shprejhe të ndyra. Fëmija nuk kontrollohet, shtyhet, u serviret një model i shpifur e më pas i akuzojmë ato! Cfarë do të presim  më vonë prej tyre.

Burri rreh gruan në sy të fëmijeve të saj? Cfarë mund te presim prej tyre?

Babai dhe nëna genjenë, përçmojnë, përgojojnë, zihen në sy të fëmijëve të tyre?! Sërish, ç’mund të presim prej tyre?

Njerëz bosh në shpirt, pa një motiv për të luftuar, për tu bërë dikush në jetë. Njerëz të papunë që flasin me vete e që ecin pa vetëdie, pa adresë.  Njerëz që vetëm hanë, pinë flenë deri ne drake. Njerëz që kanë harruar të thonë mirmëngjes  gjumi u del në 1 të drekes!

Çdo ditë po shohim njerëz që jetojnë për inat të tjetrit.

Kafenetë e stërmbushura me njerëz që justifikojnç veten se po bëjnë dicka !

 Njerëz që justifikohen me faktin se papunësia i ka mbushur poret e lëkurës së tyre dhe si justifikim për të bërë diçka, nje makiato mjafton për të analizuar jetën e çdokujt.

Fallsiteti, gënjeshtra, intriga çdo ditë pp bëhet trend. Shembuj skandaloz u serviren çdo ditë fëmijëve duke i bërë ato fajtorë për veprimet e tyre.

Bota po kalbet si një arrë jashtë e lëmuar, e bukur por nga brënda mbizotëron një katrahure sjelljesh anormale. Bota po fillon të humbasë fillin, të humbasë çdo lloj kuptimi të mundshëm, kuptim që dikur sigurisht mund ta kete pasur. Bote ku dashuria ka dalur jashtë mode, dhe është turp nëse dikush merr vesh që ti je i dashuruar, të tregojnë me gisht dhe qeshin. Shkulen se qeshuri!

Tani s’të habit më asgjë!

Kompleksi i Edipit dhe incesti ka filluar të kthehet ne mode. Pedofilët ndjekin si hiena fëmijë të pafajshëm në çdo lloj mënyre. Prindër monstera, të pa logjikshëm e të pa shpirt abuzojnë me fëmijët e tyre e në shkollë vajzat përdhunohen nga shokët e tyre.

Po jetojmë një  botë ku dëshira për të vjedhur kthehet ne pasion, për të vrarë një profesion e për tu dënuar mbetet një misiom i pamundur. Fëmijët pa bukë, pa rroba, pa një çati në kokë  nuk përbëjnë më një problem, një habi. Çudia më e madhe 3 ditë zgjat!

Po jetojmë tek një botë  kërkohet seks në këmbim ne notës, kërkohet para për një provim,  rryshfete për të marrë një diplomë. Po jetojmë tek një botë ku makina, paraja, droga dhe seksi mbeten shija e jetës e ku familja dalëngadalë po shkërmoqet e tradicionalja po kthehet e vjetër. Babi dhunon nënën, vajza gënjen prindërit, djali hap probleme e qetësia mungon.

Po jetojmë në një botë ku është turp të jesh i ndershëm. Burrokratet, spiunët, sahanlëpirësit dhe të paftyrët të rrethojnë ngado. Po jetojmë në një botë ku vëllai vret vëllanë për një gardh, ku motra hedh në gjyq motrën e ku pleqtë vdesin me merakun për to.

Egocentrizemi  mbizoteron në jetët tona kurse morali dalëgadalë po zhduket.

Po sikur morali të ishte epidemi dhe të godase të gjithë shoqërinë. Sa të nevojshme e kemi për kete epidemi në shoqërinë tonë?

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %