Nga: Murat Koltraka,prill 2012.
Mbiemrin Kastrioti e beri te njohur vepra historike e Skenderbeut. Per Kastriotin si fshat studjues te historise u kujtuan vone.
Nje krahine me emrin ‘’Hasi’’ si origjine e Kastrioteve solli shume debate rreth lokalizimit te origjines se tyre. I pari informacion i ketij lloji ishte kronika raguziane, qe e botoi Pjetro Lukari me 1605, ne Venedik ku shkruhet: “Gjon Kastrioti, zot i Krujes, familja e te cilit ka dale nga Kastrati, fshat ne juridiksionin e Hasit, me nje largesi te vogel nga lumi Drin’’. Kete ide e dergon pak me tej Frang Bardhi me botimin e tij mbi Skenderbeun ne Venedik, me1636. Ky e legalizon, (sipas tij), origjinen e Kastrioteve kur shkruan: “Kastriotet rrjedhin nga Kastrati, fshat ne rrethin e Shkodres.’’ Kastrati nuk eshte fshat, por fis i degjuar shkodran, per pasoje nje ide e tille nuk u muar ne kosiderat nga studjues te mevoneshem per pasaktesine e saj.
Historiani i talentuar dibran Hilmi Sadiku ne studimin e tij ’’Rreth tezes se origjines se Kastrioteve nga Hasi’’, botuar ne gazeten ‘’Ushtima e Maleve’’ nentor 1986, sjell nje informacion me shume interes per studjues serioz te historise se Kastrioteve. Ai shkruan se pas kronikes se Lukarit dhe asaj te F. Bardhit kaluan shekuj e askush s’u muar me ta.
Afro tre shek me vone ishte E. Fermenxhini i cili me 1892, ne Zagreb botoi nje kodeks te hereshem boshnjak, qe fliste per familje fisnike boshnjake e shqiptare. Per Kastriotet thuhej: ’’Kastriotet ishin nga fshati Kastriot ne krahinen e Hasit te Epirit’’. Ne kete rast perseritet krahina e Hasit dhe jepet i sakt emri i fshatit, Kastrioti.
Ne gjurmim te Hasit te Kukesit si origjine e Kastrioteve, teze e futur ne tekstet e historise sone me 1959, ky studjues, Hilmi Sadku ne punimin e tij shpjegon qarte dhe sakt, se pasi ka kerkuar te vjele te dhena gojore si legjenda, toponime nga tregimtare nga Hasi i Kukesit dhe eshte konsultuar me tere botimet folklorike te fundit te shek XIX dhe fillimit te shek XX, botime dhe te Institutit Folklorik, Tirane 1967 “Tregime dhe kenge per Skenderbeun’’ shkruan: “Eshte fakt se ne kete tradite per Hasin e Kukesit nuk thuhej asnje legjende, toponim, apo e dhene gojore, qe t’i permendi Kastriotet, jo me te flase per origjinen e tyre nga kjo krahine.’’ Megjithe kete, kjo teze kishte marre forme zyrtare, ishte future ne historine tone si origjine e Kastrioteve.
Ne krahinen e Dibres, sidomos ne zonat, Cidhen, Muhurr, Kater-Gryke e te tjera, japin kaq shume te dhena gojore per Kasriotet, sa te bejne te besosh per nje lidhje midis realitetit historik dhe tradites gojore.
Nga studjuesi i lartepermendur me interes jane tri hartat e sjellura prej tij nga tre shtete europiane ne te cilat figurojne Cidhena (Kina, ose Kidena M. K.) si dhe Hasi i permendur ne kroniken raguziane nga P. Lukari dhe nga E. Fermenxhin sipas kodeksit boshnjak si vendbanim e origjine e Kastrioteve.
1. – «Carte de la Turqie d’Europe» te H. Konradit, Vjene 1816.
2. – «Carte de Turqie d’Europe». (Partie septentrionale), Paris 1827.
3. – Felike Cuniberti «L’Albania ed il principe Skenderbeg» , Torino 1898.
Ne te tria keta harta, qe na vijne nga vende dhe ne kohe te ndryshme, figuron ‘’Hasi’’ i Cidhnes ne Dibren e Poshteme, i cili pozicionohet ne lindje te derdhjes se Setes ne Drinin e Zi, jo larg tij. Ky ‘’Has’’ i Cidhnes ku bene pjese dhe fshati Kastriot i pergjigjet kronikes se Lukarit’’…. me nje largesi te vogel me lumin Drin’’, si dhe te dhenes se kodeksit boshnjak per fshatin Kastriot. Ne mbeshtetje te ketyre te dhenave sherben dhe toponomi i zones me emrin ‘’Has‘’, nje territor qe perfshine Fushen e Kastriotit, Fushen e Thate dhe rajone per rreth.
Pra, ekzistenca e Hasit te Cidhnes ne Dibren e Poshteme,(H.Sadiku) e cila u pergjigjet te dy kronikave te mesiperme, tradita e pasur gojore, toponomia si ne sanje vend tjeter mbi Kastriotet (per Kastriotin) si vendbanim i tyre, deshmite e Gjon Muzakes, te Volateranos, te Barletit si bashkekohes te Heroit, nuk lene shteg per interpretime te tjera mbi origjinene e Kastrioteve. Kastriotet jane dibrane nga bashkesia krahinore e Cidhnes.
Pergatitesi i zerit ‘’Katriotet’’ne Fjalorin Enciklobedik Shqiptare, botim i Akademise se Shkencave, Tirane 2008, ne fq. 1136 shkruan:’’…….. Kastrioti eshte vendbanim i lashte nga gjetjet ne Kodren e Geshtenjes. Ne shek XIII ishte nen zotrim te Kastrioteve. ’’ Kjo e dhene i dergon Kastriotet ne fshatin Kastriot me se nje shek para Pal Kastriotit, gjyshit te Skenderbeut, zoterues i Sines dhe Gardhit te Poshtem, i te parit Kastriotas qe permendet nga deshmite e kohes se tyre.
Para cilitdo lind pyetja;Pse dhe kur, Kastriotet u laguan nga Kastrioti dhe shkuan ne Sine?
Pushtimi serb i Stefan Dushanit (1334-1355) u shoqerua me reprezalje nga me te egrat ndaj popullsise sone. Disa fisnik te degjuar u vrane, te tjere moren arratine ne vise te tjera. Ne analizen qe i bene kesaj periudhe te veshtire, prof. dr. Kristo Frasheri shkruan, se disa fisnik shqipetar, per t’iu shmang persekutimit serb lane territoret e tyre dhe u tehoqen ne vise te thella malore. Gjykojme se keshtu ka ndodhur dhe me Kastriotet, lane Kastriotin dhe kaluan ne Sine si vend me mbrojtje natyrore. Me vdekjen e S. Dushanit me 1355, kohe e cila perkon me Pal Kastriotin, gjyshin e Skenderbeut, te cilen historianet e pozicionojne ne Sine ne vitet 1350-1375, si dhe shembjes se plot te perandorise se tije( S. Dushanit) ne vitet 1370-1390, (vite kur mund te kete filluar si zotrues i biri i Palit, Gjoni , i ati i Skenderbeut) fisniket shqiptare te terhequr ne male, u ngriten dhe rimoren territoret e humbura. Mbi kete baze gjykojme se Gjon Kastrioti u rikthye ne Kastrioti, ne kete zoterim te tyre qe nga shek XIII, (sipas fjalorit te mesiperm), nga ku nis fuqizimi i pushtetit te tyre.
Ne te njejten kohe gjykojme, se si ne mjafte raste te tjera, ku fisnik te shquar moren si mbiemer emrin e vendit nga ku nisi fuqizimi i pushtetit te tyre, keshtu ka ndodhur dhe me Kastriotet, kane marre mbiemrin Kastrioti, pasi ishin banore te ketij fshati dhe nga ky fshat nisi vershimin zgjerimi i principates se Kastrioteve.
Natyra e toponimise se fshatit Kastriot
Ne fshatin Kastriot jane plote 25 toponime, qe deshmojne per te si vendbanim i Kastrioteve. Toponomi baze eshte Kodra e Geshtenjes, qe nga vendasit ka dy emertimet, Kulla, ose Kalaja e Gjon Kastriotit.Nga vendasit me saktesi percaktohen muret qe kane ekzistuar deri vone mbi siperfaqe,para se ky vend te kthehej ne toke buke. Per rreth saj jane toponomet, Porta e Kalase, Kopeshti i Gjonit, Pusi, ose bunari i tij, Ogradja e Gjonit, Kishat, varrezat ngjituar me ta, Mulliri, Bregu i Mullirit, Kroi i Kastriotit, e te tjera, qe flasin per kete vend si banim i Gjon Kastriotit.
Rreth 500 m ne lindje te kalase te terheq vemendjen toponimi ‘’Kaluerthi’’, nje fushe e gjate ne te cilen thuhet se sterviteshin kaloresit. Vet fjala ‘’Kaluerthi’’ shpreh funksionin te cilit i sherbente.
Per toponimin Guret e Kazanave, flitet se ketu gatuhej per ushtaret. Tre gurthit (tre gure afer njeri tjetrit), sherbenin si pike vrojtimi. Prej ketu kontrollohet e gjithe pjesa fushore e Dibres se Poshteme.
Toponimet, Guri i Luftes dhe Kodra e Shamates, shprehin luftime me turqit ne kete vend.
Kodra e Pareve eshte monument natyre, pasi per nga forma e saj duket se ne te ka vepruar dora e njeriut. Per kete vend, nga disa thuhet se ka qene tempull i Kastrioteve, te tjere thone se ketu ka lindur Skenderbeu.
Rreth 200 m ne veri-perendim te Kodres se Pareve jane varret e Dragonjeve. Nje emertim interesant. Sipas mitologjise dragonjte lufonin kundra forcave me fuqi te mbinatyreshme. Sic duket heroizmi i te reneve te varrosur ne kete vend, i kalon shume kufinjte e luftetareve te shquar. Keshtu ishin luftetaret e Skenderbeut, ’’tigra te luftes malore, luane qe te shqyejne, kur u cenohej liria,’’ jo ‘’bari derrash‘’, sic shkruan nje fare zviceriane me emrin O, Shmitt, ku shfaq urrejtjen dhe prirje raciste ndaj luftetareve tane.
Gojedhenat dhe materiali arkeologjik siperfaqesore, i pastudjuar deri tani, i shperdoruar nder vite, flasin se Katrioti perbehej nga dy lagje te medha. Njera ishte Troja, qe fillonte tek kishat ne jug-lindje te Kalase dhe me shtrirje drejte jugut arrinte ne Terzishte, qender zejtarie e tregetie ne ate periudhe, ku sot eshte shkolla e mesme ’’Gjergj Kastrioti, Skenderbeu,’’ me pas vijonte drejte perendimit.
Lagjia tjeter ishte Celiasi, nje territori mbi 16 ha qe fillonte tek kishat dhe me drejtim perendimin arrinte deri ne fshatin Bllice, te ciles i perkasin tere toponimet e paraqitura me siper.
Nuk mund te leme pa permendur nje fakt tjeter se rreth 7-800 m me ne lindje te Kastriotit ka kaluar Udha e Madhe, Oher –Diber e Eper-Diber e Poshteme – Lume – Prizren, qe kontrollohej nga Kastriotet.
Per Kastriotin publicisti, studjuesi dhe shkrimtari njohur dibran Haki Stermilli shkruante: ’’Kastrioti dikur 8000 familje rrenohet e zvogelohet si rezultat i luftimeve te shqiptareve me turqit. Ne kete vend (me 1940) s’ka mbetur asgje tjeter vec rrenojave te mureve te disa shtepive te medha’’.
Informacionet qe vijne, toponimia shume e pasur kushtuar Kastrioteve, na bejne te besojme se Kastrioti ne ate periudhe ka qene qender e rendesishme historike.
Kastriotet dhe Kuket
Ngrihen hipoteza ne te cilat aludohet per nje Gjon tjeter banor i Kastriotit, si dhe toponomia, sipas tyre na qenka e atij, jo e te atit te Skenderbeut. Vetem fantazohet, pasi nuk sillet asnje fakt si argument, ose prove. Ne kundervenie te kesaj hipoteze dhe si nje fakt me shume ne mbrojtje te tezes, se Kastriotet jane banore te fshatit Kastriot, po trajtojme lidhjen ndermjet ketyre dy fiseve, Kastrioteve dhe Kukeve si dy fise fqinje midis tyre.
Ne defterin turk te vitit 1571, nga prof. dr. Kristo Frasheri ne librin e tij ‘’Skenderbeu, Jeta, Vepra’’ permenden dy troje ngjitur me njera tjetren, ’’Truallishtja e Gjonit’’ dhe ‘’Truallishtja ‘’Kuqka’’ (Kuka, K. F.) Per truallishten e Gjonit shkruan dhe humanisti Italian, bashkekohes i Heroit, Rafael Volaterano(me 1506).
Ne kete vend(ne keta dy troje) figurojne respektrivisht dhe dy fshatrat, Kastrioti dhe Kukajt, prane njeri tjetrit. Ne ate periudhe te dy keta fshatra kane qene ne te djathte te perroit te Kastriotit. Per kete flete toponomia e pasur si dhe lenda arkeologjike siperfaqesore.
Pas masakres se Cidhnes, me 1 gusht 1466, si shkak i deshtimit te sulltan Mehmetit te dyte per marrjen e Krujes edhe pse perdori tere arsenalin ushtarak te perandorise se tij, te dy keta fshatra u rrenuan rrafshe me token, pasi ishin vendbanim i Kastrioteve. Ketu jeta per ca kohe u nderpre. Kjo eshte arsyeja, pse keta dy fshatra nuk figurojne ne defterin turk 1467. Rivazhdimi i jetes se ketyre dy fshatrave nuk nis mbi keta germadha, por fare pak me ne jug, ne te majte te perroit te Kastriotit, ngjitur perseri me njeri tjetrin, ku jane dhe sot.
Nga fisi i Kukeve kane sherbyer ne ushtrine e Skenderbeut si komandante te shquar dhe shume besnik, Pal Kuka, Pjetri, Rajani, Gjergji dhe Lek Kuka. Pali ka rene ne betejen e Torviollit, kurse Gjergj eshte rjepur i gjalle ne Anadoll ne prezence te Sulltanit bashke me 7 komandante te tjere te zene rob ne betejen (fitorja e hidhur) e Vajkalit me 1456. Nje masaker e tille torturuese e c’njerezore eshte shprehje e urrejtjes se tejskajshme te Sulltanit ndaj Skenderbeut dhe luftetareve te tij. Per kete gjest kaq te urryer, ne betejen e dyte te Vajkalit, nje muaj me vone, Skenderbeu e shpartalloi keqas ushtrine turke.
Sic shikohet ne dokumente kemi dy truallishte, ate te Kastrioteve dhe te Kukeve, dy fshatrat, Kastriotin e Kastrioteve dhe Kukajt e Kukeve, ne dokumente e ne terren ngjitur me njeri tjetrie si dhe dy fise, Kastriotet dhe Kuket.
Nuk mund te leme pa permendur marredheniet deri ne ditet tona midis banoreve te ketyre dy fshatrave, marredhenie, qe s’i gjene diku tjeter. Banoret e ketyre dy fshatrave deri tani kane festuar se bashku ne gezime familjare, perballojne se bashku (si detyrim) cdo fatekeqsi, jo si te jene dy fshatra,apo nje fshat, por si nje fis i vetem. Varrezat deri vone i kane pas te perbashketa, institucionin fetar e kane te perbashket. Nje trashegimeni e tille, e vecante ne llojin e saj (ndryshe nga fshatrat tjere), vazhdon qe nga periudha e Kastrioteve.
Keta te dhena flasin me shume se te qenurit fqinje midis ketyre dy fiseve.
A ishin te nje gjaku Kastriotet dhe Kuket? Ne favor te kesaj ceshtje flasin disa te dhena, kjo qe trajtuam, prezenca, afersia territoriale, lidhjet, bashkeveprimi, dukuri qe i sherbejne kesaj teze.
E dhena tjeter eshte nje deshmi e Napolit, 18 tetor 1467, e Gjonit te Aragones, qe na informon se nje delegacion i derguar prej Skenderbeut per bisedime me mbretin e Napolit, Ferdinantin, perbehej nga keter veta, prej te cileve tre ishin dibrane dhe pikerishte, Pjeter Kuka, Zaharia Gropa dhe Pal Maneshi. Dy te fundit kane sfiduar kampion te ushtrise turke ne duelet provokuese para betejave ne dy betejat e Oranikut ne Diber, me 1448 dhe 1456, me lejen e Skenderbeut. Pali Maneshi ishte nga Cidhena e Eper (Gryke-Noka e sotme). Fisi i tij eshte dhe ne defteret turk nga 1467 deri me 1602. Zaharia Gropa ishte nga Zerqani, pasardhes i gropajve te famshem, zotrues te Dibres ne shek XIII-XIV. Pjeter Kuka ishte nga fshati Kukaj, fqinje me Kastriotet. Nga Gjoni i Aragones, ne fund te shkrimit te tij, shkruhet, se keta ishin te nje gjaku me Skenderbeun.
Nje mendim i tille, qe flete per lidhje gjaku midis Kastrioteve dhe Kukeve gjendet dhe ne studime historike nr. 3 3/1979 kur flitet per Leken, me te riun nga Kuket si komandant i shquar ne ushtrine e Skenderbeut,
Mbi kete baze, me te mundeshem per te qene te nje gjaku me Kastriotet, nga te tre dibranet qe permenen si te tille nga Gjoni i Aragones (te nje gjaku me Skenderbeun), me aqsa trajtuam me siper mbetet fisi i Kukeve.
Sidoqe te jete, me rendesi historike eshte fakti, se Kastriotet dhe Kuket ishin dy fise qe jetuan ne fqinjesi, luftuan se bashku kunder turqeve dhe na lane dy fshatrat Kastriot dhe Kukaj fare prane njeri tjetrit, nje fakt me shume, per Kastriotet e famshem si banore te fshatit Kastriot dhe se toponomia e Kastriotit u perket Kastrioteve, jo dikujt tjeter.
Vendlindja e Skenderbeut
Kastriotet ishin banore te bashkesise krahinore te Cidhnes. Fshatrat me te perfolur si vendlindje e Heroit tone jane Kastrioti dhe Sina. Ne se do te ekzistonte deshira dhe vullneti i mire i strukturave perkates shteterore, si dhe i historianeve tane, perqendrimi i studimeve dhe i kerkimeve arkeologjike ne keta dy fshatrave, do te kishte bere te mundur lokalizimin e vendlindjes se Skenderbeut.
Deri ne vitin 1974 flitej per Hasin e Kukesit si origjine e Kastrioteve. Por, nga kontakti me burime historike te pakundershtueshme, si dhe pas shkeljes me kembe ne cdo pellembe toke te territorit te Cidhnes ku flitej per Kastriotet, prof. dr K. Frashri ndryshoi mendim dhe me bindjen me te plote, me shkrimet e tij, deklaroi origjinen dibrane te Kastrioteve.
Ky historian i shquar, kerkoi nje ballafaqim shkencor midis historianeve tane rreth tezave te paraqitura deri ne kete periudhe (1974), per t’i dhene udhe origjines se Kastrioteve.
Historiane te atyre viteve te veshur me pushtet si dhe me tituj shkencor me studimet e tyre mbi Kastriotet, nuk preferuan debatin, zgjidhjen , por heshtjen, zvarritjen, duke mbajtur ne menyre te pamerituar dhe atributet e fituara. Me kete rast enigma do te ishte zgjidhur dhe nga ajo kohe e deri me sot (plot 38 vjete), do te ishte lokalizuar dhe vendlindja e heroit.
Ka studjues qe shprehen se Skenderbeu ka lindur ne lagjen Shegjerdh te fshatit te Sines dhe eshte rritur ne Celias te Kastriotit.
Ka te tjere qe mbeshtesin Kastriotin si vendlindje te heroit. Te verteten do ta nxjerre ne drite e ardhmja, studimet dhe arkeologjia, por une do te sjell mendimet e mia.
Trashegimenia gojore ne tere rajonin e Dibres flete me shume per Kastriotin si vendlindje e Skenderbeut. Studjuesi dibrane, qe i eshte perkushtuar kesaj ceshtje, Haziz Ndreu, ne librin e tij, ’’Kastriotet nga Trojet Arberore’’ njohes i shquar i folklorit, i tradites te kesaj zone, ne fq. 25 te ketij libri shkruan: ’’Qe nga Dibra e Eper e deri ne Lure, te gjithe thone se vendlindja e Skenderbeu eshte fshati Kastriot’’.
Po ne kete veper ky autor sjell nje interviste te vitit 1973, me Sule Brugen nga Gure-Lura, burre i zgjuar, qe kishte bere studimet ne Stamboll. Ne fq. 26 te ketij libri, autori per deshmine e Sule Bruges shkruan: ’’Ne nje ore mesimi te historise, me 1906 ne Stamboll nga mesuesi i historise u permend emri i Skenderbeut. Nje student i nje kombesie tjeter, e pyet profesorin, se ku kishte lidur Skenderbeu. Pergjigjia e profesorit ishte e shkurter; Skenderbeu ka lindur ne Celias te Dibres. ’’Jam 83 vjec, ka thene Sule Bruga, por edhe sot e kesaj nuk e di ne c’vend bie Celiasi. Celiasi i Dibres ishte njera lagje e Kastriotit te Kastrioteve ne krahinen e Cidhnes ne Dibren e Poshteme.
Studjuesi H. Ndreu ne po kete veper ne fq. 26 sjell nje te dhene te M. Sirdanit mbi largimin e Skenderbeut nga Nishi per ne Diber ku shkruan: ’’…..tuj pa gjasen se mundete me i ba lak (Skenderbeu M. K.) e me u shporre prej tij (Sulltanit M. K.) ndersa po kalonte neper Adriene, u shmang me te vetet e vot ne katund te Kastriotit, ku kishte fisin e vet.’’
Ne se i referohemi vitit 1405 kur lindi Skenderbeu, eshte pikerishte koha kur principata e Kastrioteve, duke perfituar nga grindjet per pushtet qe zgjati disa vite midis djemeve te Sulltanit Bajazitit te vrare nga mongolet, Gjon Kastrioti i zgjeroi me shpejtesi territoret e Principates se tij. Ne keta vite familja e Gjon Kastriotit banonte ne Kastriot. Nuk mund te gjykohet se ne nje situate te till luftimesh, ai te kete marre familjen me vete, pasi nje veprim i tille mund te ndodh vetem pas qetesimit te gjendjes.
Jam i nje mendimi me Z. Agim Bobo, Anetar i Akademise se Shencave Shqiptaro-Amerikane, i cili, ne trajtesen e tij ’’Skenderbeu dhe mbeshtetesit e tij dibrane’’, me 19 shkurt 2006, mbajtur ne sipoziumin e organizuar me rastin e 600 vjetorit te lindjes se Skenderbeut ne Nju Jork shkruan: ’’…i propozoi ketij simpoziumi dhe neprmjet tij Institutit te Historise, Akademise se Shkencave ne Tirane dhe Prishtine, te shenohet me germa te arta, se Gjergj Kastrioti, Skenderbeu lindi ne Kastriot te Dibres, ndersa ne Kastriot te ndertohet nje muze modern, krahas atij modest te Sines ne nderim te vendlindjes se Heroit tone kombetare, themeluesit te shtetit te pare dhe Babait te kombit shqiptare Gjergj Kastrioti Skenderbeu’’.
Tradita gojore flete me shume per Kastriotin si vendlindje e Skenderbeut. Nuk mund te hidhet poshte mendimi mbi Kastriotin si vendbanim i Gjonit, ne vitet kur lindi Skenderbeu. Jane nje mori deshmishe gojore e te shkruara, qe e mbeshtesin kete teze.
Kane kalur 6 vjete, qe kur ne Kongresin Amerikan u paraqite nje rezolut ne nderim te vepres shume te vleresuar historike te Heroit tone kombetare Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. U bene simpoziume shkencore ku referuan figura shume te shquara ne fushen e historise ne kryeqendren botrore te kultures dhet te shkences, ne Nju Jork. Pati dhe propozime konkrete ne nderim te metejshem te figures se Heroit tone kombetar, si ai i Z. A. Bobo, ne nderim te vendlindjes se tije,lokalizimit te saj, per te mbuluar ne te njejten kohe dhe nje boshllek te pajustifikueshem te historise sone kombetare.
Kemi pas dhe perfaqesues te historise sone ne kete aktivitet kaq te respektuar, qe duhet te sillnin ne vendin tone, jo vetem vleresimin, te rejat shkencore te sjellura e te tjera, por dhe propozimet konkrete qe u bene.
Faktet e deritanishme flasin per indeferentizem, mosimpenjim sidomos ne kete vit te vacant jubilear, ku nderimi me i madh i perket Babait te kombit, me te madhit nder me te medhenjte qe njeh historia boterore, Gjergj Kastriotit, Skenderbeut. Se me cilin rreshtohet Heroi yne, kujtojme ate qe na sjell ne vepren ‘’Enigma’’, francezi Robert de Angely, kur shkruan: ’’Aleksandri i Madh, Skenderbeu, Banoparti-kapedane shqipetar, qe imituan njeri tjetrin.’’
Ne Shkup eshte ngritur nje permendore madheshtore kushtuar Aleksandrit te Madh edhe pse maqedonet e sotem s’i lidhe asnje pike gjaku me kete figure gjigante te historise.
Ne kemi te madhin Skenderbe, por hezitojme ta dergojme ne vendlindje, ne ate vend qe e kerkojne vizitore te shumte nga vendi e bota.
Si nuk u kujtuan qeveritaret tane ne keta 100 vjet te nderonin vendlindjen e Heroit tone kombetare, aq me teper se portetin e tij e kane pas gjithemone para syshe, ne zyrat e tyre, ne tavolinat e punes, ne sallonet e pritjes, jane mburrur me te dhe ne takimet me nderkombetaret!?
Nga publicisti, gazetari i mirenjohur dibran Abdurrahim Ashiku e disa te tjere, me kohe eshte shkruar per kete ceshtje, per te ngacmuar sadopak strukturat perketes shteterore qe merren me historine tone kombetare.
Sic duket nje sinjal i tille ka rene ne veshe te shurdher. Ishte moment i duhur si asnjehere tjeter deri tani, qe heroi yne kombetar, ai qe realizoi te parin bashkim te shqiptareve, hodhi themelet e para te shtetit tone per te mos vdekur kurre, te nderohej ashtu sic i takon,te lokalizohej vendllindja e tij,te ngrihej dhe nje muze modern kushtuar vepres se tij madheshtore ,sic e kemi detyrim ligjor dhe moral./Dibraexpress