Nga: Samet ZAGRADI
Kthim në vendlindje ishte aktiviteti i rradhës organizuar nga gazetari i mirënjohur Defrim Methasani në shkollën “Ajet Ndreu” në Njësinë Administrative Sllovë.
Kthimi i tij në vendin ku u shkollua nuk ishte fare i rastësishëm por me një mision mjaftë të veçantë. Në kujtim të profesorit të tij të ndjerë Ramiz Shehu, drejtues kontribues i madh në arsimin dhe kulturën e Sllovës. Familja e profesor Ramizit, djali i tij Arjani dhe biznesmeni dibran Bardhyl Beqiri dhe Defrim Methasani bënë të mundur organizimin e këtij eventi kaq të madh për zonën e Sllovës.
Në aktivitet kishte një numër të madh banorësh të Sllovës, intelektualë, gazetarë, ish mësues , artistë nga Dibra e Madhe, këngetare të shquar dibrane dhe nxënës të shkollës që dikur quhej Hasan Luma.
Gazetari Defrim Methasani moderoi takmin duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo pjesmarrsi për ti për të shprehur mendimet, emocionet dhe eskperiencat e tyre me profesorin e nderuar “Ramiz Shehu”.
Pas fjalimeve dhe koncertit të mbajtur nga artistët dhe pjesmarresit u organizua një ndeshje volejbolli mes ekipit të shkollës “Ajet Ndreu” dhe shkollës Kastriot ku u fitua kupa “Ramiz Shehu” nga shkolla organizuese.
Materjale kancelarike, didaktike dhe sportive u dorëzuan si dhuratë shkollës , financuar nga Bardhyl Beqiri.
Aktiviteti u zhvendos në Peshkopi në një drekë e organizuar nga familja e tij ku më pas Defrim Methasani dekoroi me medalje ish nxënësit e shkollës së sllovës që sot mbajnë detyra të rëndësishme shtetërore .