Hidrocentrali i Skavicës që do të ndërtohet në Kukës, sipas Ramës do të krijojë mundësinë e ruajtjes së rezervave.“Skavica që ka filluar tani puna dhe që do të ndërtohet brenda këtij mandati me ndihmën e Zotit. Do na japë mundësi të ruajmë rezerva. Se ujë mund të kesh por po nuk pate ku ta rezervosh çfarë do të bësh. Do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë. Franca e ka me sustë, hap centralin rrit prodhimin dhe nuk e ka problem. Gjermania e ka problemin se ka mbyllur centralet nukleare, duke u varur më shumë nga gazi që vjen nga Rusia. Për sa kohë dalim jashtë për të blerë energji, nuk pyet tregu je Muhamed Veliu apo Edi Rama”, tha Rama.Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet në Luginën e Lumit Drin nga kompania amerikane Bektel.Ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministria Belinda Ballaku panë nga afër punën e nisur të këtij hidrocentrali pas dhënies së një kredie nga qeveria amerikane Tetorin e vitit të shkuar.
Kryeminitri Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati
Read Time:52 Second