Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i akordon Kryekomisar Agim Robi “Certifikatë për Shërbime të dalluara”, me motivacionin “Për merita dhe shërbime të veçanta, të dalluara në mënyrë të vazhdueshme, duke shfaqur profesionalizëm dhe ndershmëri në punë në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u zhvillua ceremonia me rastin e daljes në pension të Kryekomisar Agim Robit, gjatë së cilës Drejtori i Vendor i Policisë Dibër Drejtues i Parë Skender Hita, i dorëzoi “Certifikatën për shërbime të dalluara”, me rastin e mbylljes së karrierës në radhët e Policisë së Shtetit, akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Drejtor Hita, gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar kontributin dhe integritetin që z.Robi ka treguar në detyrat që ka mbajtur, gjatë gjithë karrierës së tij në Policinë e Shtetit dhe veçanërisht vlerësoi përkushtimin dhe korrektësinë që ka treguar gjatë kohës që kanë punuar sëbashku.
Drejtori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit z.Nikoll Rica, u shpreh i lumtur për gjithë kohën qe ka punuar me z.Robi, i cili sot me shumë nder, rezultate, ndershmëri dhe profesionalizëm po përmbyll karrierën e tij në Policinë e Shtetit.
Z. Robi ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për respektin dhe vlerësimin e dhënë përmes akordimit të certifikatës, Drejtor Ricën për vlerësimin dhe Drejtor Hitën e kolegët e tjerë për fjalët dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë patur gjatë punës.
Kryekomisar Agim Robi ka shërbyer në Policinë e Shtetit për 24 vjet duke mbajtur detyra të ndryshme në Policinë e Shtetit dhe karrierën e tij e mbylli në detyrën e Shefit të Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.