Kriza dhe pregatitja për zgjedhje në Partinë Demokratike

0 0
Read Time:1 Minute, 14 Second

Nga: Edison Balla

Kush nuk e kupton që opozita është në krizë ose është naiv që nuk e vlerëson dot me gjakftohtësi çështjen, ose dinak që po mundohet të përfitojë ndonjë gjë nga ky moment.

E në këtë situatë, të gjendur vetëm disa javë larg zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor, opozita nëse futet në garë siç është tani e ndarë në dy pjesë, rrezikon të humbë gjithçka.
Se këtu nuk bëhet fjalë më se kush është më i fortë e kush ka më shumë mbështetës, Basha apo Berisha. Pra kjo nuk është garë për PD-në. Kush e sheh kështu tregon që është i paaftë për politikë e duhet të rrijë sa më larg saj.

Përkundrazi, ky është moment për të parë nëse Shqipëria ka realisht opozitë apo jemi në rrethanat kur duhet të ridefinojmë termin opozitë e bashkë me të, të nisë edhe ndërtimi i një strukture reale qytetare përtej PD-së.

Pra gjendur në këto rrethana Partisë Demokratike i duhet urgjent të ulë gjakrat, të vlerësojë siç duhet situatën e të ngrihet mbi veten e mbi inatet e liderëve të vet. E kjo barrë u takon figurave me peshë në PD që duhet të ulin palët e të bashkohen, të paktën në këtë periudhë zgjedhjesh.

P.s Nëse asnjëra palë apo figura të djathta jashtë palëve nuk e bëjnë këtë lëvizje, atëherë mos u çudisni kur brenda pak kohëve edhe vetë PD-së ti vihet në diskutim qenia a mosqenia si forcë kryesore opozitare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %