Korabi shpartallon ekipin e Vorës. Pesë ndeshje pa pësuar humbje dhe gol.

0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Ta shohësh ekipin tënd të zemrës të luajë dhe të fitojë me rezultat të thellë dhe të mos jesh i pranishëm në shkallët e stadiumit është vërtetë e tmershme. Të shohësh nga larg ekipin që për 5 ndeshje nuk ka pësuar asnjë humbje, madje asnjë gol të dhemb por situata që po përjetojmë na detyron të respektojmë në mënyrë rigoroze masat anticovid.

Ditën e sotme ekipi dibran priti në shtëpinë e tij ekipin simpatik të Vorës ku u luajt një ndeshje interesante në kuadër të javës së tretë të Kategorisë së Parë.  Ishte Taulant Marku ai që hapi siparin e golave në minutën e 14 ku në pozicion të prirët me portën shënoi me kokë ku I dha më shumë besim lojtarëve të  ekipit të Korabit. Më pas vjen rradha e bomberit të ekipit tonë Xhuliano Skuka ku hapi thesin e golave duke shënuar 3 të tillë përkatësisht në minutën e 37 me penallti dhe në minutat 66-68 me dy aksione personale qe shtangu portierin mik.

Ekipi dibran kryeson me pikë nga 6 pikë bashkë me Beslidhjen dhe Burrelin, i ndjekur nga Dinamo dhe Oriku me nga 3 pikë, më pas Erzeni, Vora, Veleciku dh Partizani B me nga 0 pikë.

(s.zagradi /dibraon.com)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %