Korabi sfidon Apoloninë. Trajneri Kumbraçe: I mundim me tifozët

0 0
Read Time:1 Minute, 3 Second

Korabi pret Apoloninë në javën e parë, teksa ndeshja do të luhet sot, në orën 15:00, në stadiumin e Peshkopisë.

Skuadra ka që prej së enjtes që është akomoduar në Dibër, ndërsa dje ka kryer seancën e fundit stërvitore, për t’u përshtatur edhe me fushën me bar natyral të stadiumit.

Për “Panorama Sport”, në prag të ndeshjes së parë, foli vetë trajneri Shpendi Kumbarçe, i cili ishte në stol edhe në sfidën “play off” që dy skuadrat zhvilluan në sezonin e kaluar, ku fitues dolën dibranët.

“Kemi kryer një fazë përgatitore të mirë dhe këtë javë i kemi dhënë dorën e fundit stërvitjes në prag të sfidës me Apoloninë. E dimë që kundërshtari është i vështirë.

Bëhet fjalë për një ekip që nuk duhet nënvlerësuar, prandaj edhe ne duhet të bëjmë lojën tonë, duke u munduar që ta nisim kampionatin me një rezultat pozitiv.

Është një ndeshje e hapur dhe pranohen të tria rezultatet. U kam kërkuar lojtarëve të mqë të japin maksimumin në fushë. Shpresojmë te një gjykim korrekt.

Me këtë rast, ftojë tifozërinë dibrane që të na mbështesë, pasi është lojtari i 12-të në fushë për ne”, ka thënë dje Kumbarçe, që më parë ka punuar në shkollën e futbollit “Loro Boriçi”.

F. ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %