Korabi nuk mban më. Akuza të drejtpërdrejta për gjykimin

0 0
Read Time:1 Minute, 54 Second

Korabi barazoi dje 2-2 në Lezhë ndaj Besëlidhjes, ndërsa ende është në garë për vendin e dytë në grupin A play-off, vend që të jep shansin e ndeshjes shtesë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore. Dibranët kanë evidentuar rastet kundër në këtë duel, duke kritikuar dhe reaguar ndaj gjyqtarëve, që sipas tyre ishin tendeciozë.

” Bëjmë thirrje të hapur për zhdukjen e këtyre “pilotëve” të cilët bëjnë gjithçka por vetëm detyrën e tyre jo! Mos nxitni dhunë dhe urrejtje, mos u bëni faktor, na lini të luajmë…”, shkruan Korabi mes të tjerash.

Sot u mor nëpër këmbë figura e institucionit organizator F.SH.F ku në praninë e të deleguarve të tyre, treshja e arbitrave ndikoi drejt për drejt në rezultatin e takimit duke u tallur me djersën e lojtarëve, me stemën e shenjtë të Korabit dhe me gjithë Dibranët! Kryesori Çela dhe asistentët e tij u deklaruan haptazi kur gjatë festës së golit të parë të Korabit nisin ndëshkimet me kartona për festë!

Me fillimin e pjesës së dytë akordohet një 11 metërsh pa patur fare kontakt por është portieri Mehidri që ju prish planet duke pritur penalltinë. Pas këtij rasti nis saga e kartonave për Korabin dhe përpjekjet e Lezhjanëve për të fituar 11 metërsh në zonën e Korabit. Skuka ju komplikon llogaritë kur shkëputet nga mbrojtja dhe pasi futet në zonë pengohet nga mbrapa dhe kryesori Çela e gjen veten të detyruar të akordojë 11 metërsh të cilin Skuka e kthen në gol në të 79′.

Situata përshkallëzon në minutën e 93 kur sërish lojtari Hoxha i Besëlidhjes futet në zonë i merret topi pranë portës në mënyrë totalisht të rregullt dhe kur lojtari ngrihet për të vazhduar lojë duke mos pretenduar për asgjë, kryesori shpik një 11 metërsh tjetër për Besëlidhjen të cilën e kthejnë në gol. Në stol të Korabit për protesta jepet karton i kuq kur stafi kërkon të drejten që i takon. 3 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 5 në pjesën e dytë nuk mjaftojnë kështu goli i barazimit shënohet pas përfundimit të kohës së rregullt!

Bëjmë thirrje të hapur për zhdukjen e këtyre “pilotëve” të cilët bëjnë gjithçka por vetëm detyrën e tyre jo! Mos nxitni dhunë dhe urrejtje, mos u bëni faktor, na lini të luajmë…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %