0
0
Read Time:27 Second
Dejan Andoni është lojtari më i ri i Korabit. Ka qënë vetë Klubi që e ka bërë zyrtare, me anë të një shkrimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi 26 vjeçar ka luajtur më parë për skuadra si Apolonia, apo edhe Albpetrol. Futbollisti nga Fieri ka dalë nga akademia e Apolonisë U17 dhe ka qënë pjesë edhe e këtij ekipi U17.
Korabi vijon kështu me përforcimet, duke treguar se këtë herë e ka seriozisht dhe objektivat janë të qarta. Se sa larg do shkojë skuadra e Korabit koha do ta tregojë.