Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka luajtur javën e 13-të. Niveli i dytë i futbolit shqiptar zbriti këtë të shtunë për herë të parë në fushë gjatë vitit 2023, teksa në përballjet e sotme pati surpriza. Flamurtari pretendent humbi 1-0 në Fier nga Apolonia, ndërsa Burreli mori tri pikë me peshë në shtëpi, teksa fitoi 1-0 me Besën.
Kryesuesit e Dinamos fituan 2-1 në “Selman Stërmasi” me Luzin. Në Korçë, Skënderbeu mundi 2-0 Lushnjën, teksa tri pikë mori edhe Tomori në shtëpi duke mundur 2-0 Turbinën.
Pas javës së 13-të kryeson Dinamo me 27 pikë, Korabi në vendin e dytë me 24 pikë, Skënderbeu i treti me 23 pikë, Flamurtari me 22 pikë, Tërbuni me 20 pikë dhe Besa me 19 pikë. Në fundin e tabelës janë Oriku, Lushnja, Turbina dhe Besëlidhja.
Kategoria e Parë – java 13 – Rezultatet:
Apolonia 1-0 Flamurtari
Besëlidhja 0-1 Korabi
Burreli 1-0 Besa
Dinamo 2-1 Luzi
Oriku 0-0 Tërbuni
Skënderbeu 2-0 Lushnja
Tomori 2-0 Turbina
Renditja: