Korabi leksion Erzenit edhe me të rinjtë

0 0
Read Time:54 Second

Pas fitores në transfertë me Erzenin për SportEkspres.com, Bubeqi deklaron: “Rezultati ishte i hapur si për ne, ashtu edhe për Erzenin. Duke qenë dy skuadra që kanë luksin në këtë fazë të tretë, ne hymë në fushë për të dhënë më të mirën dhe loja na e shpërbleu. Kjo fitore na fut në një kampionat të ri, këtë herë për vendin e dytë. Besoj se deri në fund do të jetë një garë e bukur për këtë synim”.

Bubeqi është i kënaqur edhe nga loja e katër të rinjve që ai aktivizoi Erzenin. “Duke qenë se gara jonë është e lehtë në këtë fazë të tretë, aktivizimi i të rinjve ka qenë një nga synimet që kam patur në skuadër. Mungesa e Kallucit dhe e Likës thuajse nuk u ndje dhe ndaj Erzenit luajtën të rinjtë Haka, Shehu, Hoxha e Disha, nga të cilët në tërësi jam i kënaqur. Në ndeshjen e radhës me Dinamon do të ketë të tjerë të rinj që do aktivizohen, por vendi i dytë mbetet tashmë objektivi ynë i ri”, përfundoi Bubeqi.

DibraOn.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %