Ekipi I Bubeqit sot I dha një mësim të mirë Dinamos, ikonës së futbollit Shqiptar që tashmë ka humbur disi shkëlqimin. Mes shumë polemikash me albitrin kryesor të takimit ekipi I Korabit duket se mbetet I pathyeshëm para publikut të tij duke I dhënë spektakël dhe gola të bukur.
Pas përfundimit të javës 17 të të kampionatit ekipi jonë ka siguruar matematikisht qëndrimin në këtë kategori dhe synimet tani janë drejt superiores. Goli që shënoi fatin e takimit të sotëm dhe që I dha sigurinë ekipit u shënua nga një penallti e siguruar nga Kalluci dhe realizuar mjeshtërisht nga Xhulio Skuka. Ekipi I Korabit pas ndeshjes së sotme renditet në vendin e tretë pas Vllaznisë dhe ekipit të Erzenit. Stadiumi ishte pothuajse I mbushur nga tifozë të cilët zbaviten dhe kalojnë një fundjavë ndryshe nga të tjerat.
Burimi: DibraON.com