Korabi, gati për Superligë

0 0
Read Time:2 Minute, 28 Second

Të fitosh zemrat e publikut nuk është e thjeshtë, të bësh publikun të të dojë edhe kur nuk fiton është e vështirë por jo e pamundur. Këtë mes vështirësive e kanë bërë drejtuesit e klubit të futbollit Korabi, ku për një kohë të shkurtër kanë përjetuar emocione të ndryshme  kampioni i kategorisë së parë, pjesmarrës në elitën e futbollit shqiptar apo dhe garues për të qënë mes pesë ekipeve më të mira të kategorisë së parë ku garon ekipi i zemrës së mijëra dibranëve.
Stafi i DibraON.com ishte sot në fushën e blertë ku foli nga afër me drejtuesit, futbollistët dhe trajnerin e ekipit të Korabit ku u duk mjaftë mirë fryma pozitive që egzistonte në grup.
Presidenti i Korabit Femi Mëziu u shpreh mjaftë optimist për kampionatin dhe për lexuesit tanë u shpreh se objektivi kryesor për këtë vit është ngjitja në Superligë. Mundësitë nuk na mungojnë po ashtu dhe dëshira për të bërë një Dibër të gëzojë është e jashtëzakonshme. Tifozëria dibrane meriton të jetë në majë:- shton më tepër presidenti Mëziu.
Sipas drejtuesve të ekipit baza materiale nuk mungon dhe kjo falë kontributit të kompanisë “Greemed” në pronësi të bisnesmenit dibran Adil Cani që gjithmonë prej disa vitesh ka qenë pranë ekipit.
Trajneri ekipit dibran Dorian Bubeqi tha se ajo çka e favorizon ekipin është fryma pozitive dhe  e bashkëpunimit që është në ekip. Bashkëpunimi me bashkinë ka qenë shumë i mirë dhe akomodimi i lojtarëve shumë pranë stadiumit  duke i siguruar atyre bazën e shërbimeve. Kryetari i ri i bashkisë Dionis Imeraj ka qenë pranë lojtarëve duke u siguruar mbështetjen maksimale brënda mundësive që bashkia ka.

Për sa i përket afrimeve të reja drejuesit janë kujdesur të ofrojnë lojtarë cilësor si mesfushorët Ariel Dobra dhe Elvis Kovaçi, mbrojtësi Ervis Çaço, sulmuesi Albi Xhabrahimi dhe blerja më e fundit dibrani Sokol Mziu. Klubi ka rinovuar kontratën me Bekim Didën dhe Geraldo Hysin duke plotësuar kështu dhe formacionin titullarë.
Po ashtu drejtuesit dibranë nuk kanë lënë pas dhe lojtarë nga ekipet e moshave duke tërhequr 3 lojtarë nga ekipini të rinjve që sipas trajnerit kanë talent dhe mund ndihmojnë mjaftë mirë ekipin. Tanushi, Melani dhe Hysa janë tre afrimet nga ekipi i të rinjve që janë ofruar tek ekipi i parë. Diçka interesante e tek ekipi dibran është dhe personazhe si portjeri Kadri Birja që vazhdimisht në çdo lloj rezultati karikon skuadrën në mënyrën e tij duke përcjellë tek ekipi dhe publiku momente dhe emocione pozitive.
Ekipi tani është në fazën pregatitore intensive ku në program kanë disa ndeshje misore kontrolli ku duket që situata është brenda pritshmërive. Tifozëria dibrane din të vlerësojë në fillim lojën më pas rezultatin dhe për këtë gjë stafi drejtues po kujdeset maksimalisht që të dhurojë emocione të bukura tifozove, por pa harruar dhe rezultatin.
DibraON.com do të jetë në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me stafin dhe lojtarët duke përcjell tek publiku informacione të sigurta për atë çka ndodh në ekip.

Nga: Samet Zagradi|DibraON.com|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %