Read Time:35 Second
Mbyllet takimi në Peshkopi mes Korabit dhe Butrintit ku vendasit marrin pikët e plota në dy ndeshjet në kampionat.
Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura ku ekipit të Korabit traversa i mohon një gol të sigurtë.
Siparin e golave e hapi Taulant Marku në minutën e 68 pas grumbullimi në zonën kundërshtare dhe dyfishon rezultatin, Çutra me një gol fantastik i sapofutur në lojë në minutën e 72.
Rezultati ngushtohet nga miqtë në 2-1 në një aksion në fund të ndeshjes. Kujtojmë që për shkak të distancës së largët të ekipit mik ndeshja filloi një orë më parë nga ca ishte parashikuar në kalendarin e Kategorisë së Parë.
|Portali Dibra ON|