Korabi është kthyer në bazë. Prej së enjtes, skuadra gjendet në Peshkopi. Të shtunën do të luajnë kundër Tomorit, një ndeshje që mund t’i mbajë në garë për ngjitjen.
Dibranët e dinë që finalet janë të paparashikueshme, por krenohen me statistikat. Jo vetëm që i kanë marrë 6 pikë kundërshtarit në dy faza, por mbi të gjitha janë të pathyeshëm në shtëpi.
Në 15 ndeshje të luajtura, nuk janë mundur kurrë. Janë 13 fitore dhe vetëm 2 barazime nga fundi i kampionatit. edhe golavarazhin e kanë super. Shënojnë shumë dhe pësojnë pak. E kanë gjetur 23 herë portën dhe janë ndëshkuar me vetëm 6 gola.
Kur dihet që rregullorja në këtë fazë “play off”-i favorizon ekipet që renditen më lart, skuadra e Donald Mëziut ka një bonus. Jo vetëm që i presin beratasit në shtëpi, por kanë luksin që të kalojnë më tej edhe me… barazim.
FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL