0
0
Read Time:23 Second
Korabi ka qenë mjaft aktive këtë merkato teksa nuk po ndalet dhe vazhdon akoma të afrojë lojtarë me objektivin përforcimin e ekipit dhe “Abissnet Superiore”.
Sipas “Kategortai e Parë”, ekipi nga Peshkopia ka arritur akordin me Markovanbasten Çema. Ish-sulmuesi i Kukësit, Dinamos, Burrelit dhe së fundmi Turbinës së Cërrikut do të jetë pjesë e klubit dibran.
Ai i është bashkuar ditën e sotme skuadrës në fazën përgatitore në Peshkopi teksa zyrtarizimi pritet këtë javën e ardhshme.